• |
ide | kryesore

Video/ Tifozi bën ‘kung fu’ në shpinën e lojtarit të Beşiktaş: lojtarët e shtrijnë përtokë para sigurisë

-Instant, Sport, Video



Çmenduri në Turqi. Gjatë ndeshjes mes Ankaragücü dhe Beşiktaş, një tifoz ka hyrë në fushë dhe ka goditur me shkelma mesfushorin Salih Uçan. Sulmi ndodhi kur gjakrat tashmë ishin mjaft të ndezura. Lojtarët e dy skuadrave, në fakt, po debatonin me njëri-tjetrin në qendër të fushës, kur pushtuesi i fushës ndërhyri dhunshëm. Më pas, ai u neutralizua nga lojtarët dhe stjuardët e Besiktas.

Në Eryaman Stadyumu në Ankara, Ankaragücü humbi 3-2 kundër kryesuesve të Süper Lig turke dhe mbeti në fund të renditjes. Një ndeshje jo e lehtë, e cila përfundoi me një përplasje të ashpër në bilbilin e fundit të arbitrit. Si të mos mjaftonte kjo, u shtua edhe gjesti i çmendur i një tifozi.

Disa lojtarë po debatonin në qendër të fushës dhe arbitri po përpiqej të qetësonte situatën. Ndërsa tentonte ta bënte, një tifoz kapërceu barrierat dhe u fut në fushë, por jo për ta lënë me kaq. Burri filloi të vraponte në drejtim të lojtarëve dhe e goditi Uçan, i cili në atë moment ishte me shpinë nga ai.

Tifozi u shty menjëherë në tokë nga Josef de Souza, një nga dy lojtarët e përjashtuar me karton të kuq gjatë ndeshjes. Tifozi, që tentoi të arratisej, u përplas përfundimisht në tokë nga lojtarët dhe stjuardët e Beşiktas. Më pas situata doli jashtë kontrollit dhe tifozë të tjerë hynë në fushë.

Ndeshja, sa për kronikën, u mbyll me rezultatin 3-2 për miqtë. Dy lojtarë u përjashtuan me karton të kuq gjatë ndeshjes, Josef de Souza i Beşiktaşit dhe Marlon Xavier i Ankaragücü. Vlen të përmendet edhe goli i parë i Dele Alli në Turqi, në ndeshjen e tij të dytë me klubin e Stambollit. Beşiktashi, falë fitores në Ankara, mbetet në krye të Ligës Turke, me dy pikë më shumë se Konyaspor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *