• |
ide | kryesore

Alibeaj: Punë të mbarë dhe jetë të shkurtër këtij Parlamenti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Me nota ironie, Enkelejd Alibeaj i ka uruar jetë të shkurtër Parlamentit në ditën e nisjes së sesionit të ri parlamentar. Sipas kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Parlamentit nuk mund t’i urohet punë e mbarë pasi është produkt i zgjedhjeve të vjedhura.

“E udhës është të thuhet gjithmonë punë e mbarë. Çfarë pune të mbarë mund t’i urosh këtij parlamenti? Punë e mbarë për ligjet e bëra me porosi? Punë e mbarë për fjalën e penguar të opozitës? Jo punë të mbarë për këto çështje nuk mund të ketë. Unë nuk shpresoj se edhe në këtë sesion do ketë punë të mbarë të këtij Parlamenti sepse është produkt i zgjedhjeve të vjedhura. Po t’i pyesësh sot shqiptarët askush nuk e sheh këtë parlament si vendin ku flitet për hallet e tyre. Një gjë do ta them. Punë e mbarë dhe jetë të shkurtër këtij Parlamenti”, tha Alibeaj.



6 Comments

  1. Opozita nuk eshte me ne kete bote. (flas per te gjitha opozitat e sotme)
    As kupton fare se cfar po ndodh, dhe cfar do ndodh.
    Me keto lloj figurash qe ka opoziatat sot. Sikur te behen zgjedhje neser, nuk mer me shume se 30%.
    Vazhdoni me idiotlliqe dhe me njerez qe kan 30 vjet qe riperterihen, si ai gjarperi qe ndron lekur.
    Vazhdoni, se me keq do veni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *