• |
ide | kryesore

Bradley Cooper rikthehet me Irina Shayk

-Instant, Paparazzi, Slider



Irina Shayk dhe Bradley Cooper janë rikthyer së bashku, sipas një raporti të ri.

Aktori i “A Star is Born” dhe modelja, u ndanë në vitin 2019, por kanë vazhduar të bashkëprindërojnë vajzën e tyre Lea De Seine, 5.

Mes lajmeve se ata po shijonin pushimet së bashku, një burim i tha Page Six se dyshja dëshirojnë të kenë fëmijë. “Ishte një arratisje e vërtetë familjare dhe ata po mendojnë të rikthehen bashkë”, tha burimi për gazetën. “Ajo do të donte që vajza e saj të kishte një vëlla.

Burimi vazhdoi, duke thënë për Page Six se mungesa e lidhjeve të reja e ka lejuar ish-çiftin ta mendojnë më seriozisht këtë ide. “Ata të dy [Bradley dhe Irina] nuk kanë patur lidhje serioze dhe të dy janë me idenë për të pasur një fëmijë”.

Lajmi vjen pas deklaratës së një personi të afërt të dyshes në dhjetor se ata nuk do të ribashkoheshin.

“Bradley dhe Irina nuk do të kthehen sërish bashkë”,u shpreh ai në atë kohë. “Ata takohen shpesh për vajzën e tyre, por ai kapitull ka mbaruar dhe të dy kanë vazhduar  me lidhje të tjera. Nëse ata janë bashkë, është si miq dhe prindër të ngushtë.” /Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *