• |
ide | kryesore

Fshehu vetëvrasjen e gruas, arrestohet 56-vjeçari në Kamzë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Më datë 4 shtator në zonën e njohur si Frutikultura në Kamzë dyshohet se rreth orës 15.00 është vetëvarur një 55-vjeçare me iniciale Sh. L..

Por bashkëshorti i saj, edhe ky me iniciale Sh. L. nuk e raportoi ngjarjen në polici.

Në mbrëmje ai njoftoi familjarët e bashkëshortes së ajo kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale dhe se kishte nisur të bënte përgatitjet e varrimit.

Por një ditë më pas policia mori një kallëzim dhe nisi hetimet për ngjarjen. Në përfundim ka vendosur të arrestojë bashkëshortin, 56 vjeç.

Ai akuzohet për “Shkaktim të vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *