• |
ide | kryesore

Ish balerini flet sërish për konservatorin e Britney: Ata u përpoqën ta ndihmonin

-Instant, Paparazzi, Slider

Kevin Federline ka folur sërish për ish-bashkëshorten, Britney Spears.


Në një intervistë me 60 Minutes Australia, Federline shpjegoi pse mendon se babai i saj, Jamie Spears, bëri gjënë e duhur duke marrë kontrollin ligjor mbi jetën e saj në vitin 2008 pas shtrimeve të shumta në spital.


Gjatë intervistës, e cila u transmetua në Australi, Federline pyetet nëse Jamie “e shpëtoi vajzën e tij” duke e vendosur nën kujdestari.

“100%,” u përgjigj Federline, i cili  ndan djemtë Sean, 16 dhe Jayden, 15, me këngëtaren. “Ai e shpëtoi atë atëherë.”

Megjithatë, ish-balerini  specifikoi se ai nuk ishte pjesë e vendimit për të vendosur artisten nën kujdestarinë, e cila u krijua pasi ajo bëri kërkesë për divorc nga ai në 2006.

“Unë nuk kam qenë i përfshirë, kështu që vërtet nuk e di se si erdhi konservatori. Nuk e di se i kujt ishte vendimi,” shpjegoi Kevin. ” E vetmja gjë që di është se ju keni një familje që është e shqetësuar për vajzën e tyre dhe po përpiqet të bëjë gjithçka që mundet për ta ndihmuar atë.”

Ai zbuloi se djemtë e tij ishin të emocionuar për nënën e tyre kur konservatori përfundoi zyrtarisht në nëntor të vitit 2021 pas gati 14 vjetësh.

“Të dy ishin kaq të lumtur për të, e dini? Sepse nuk ka të bëjë gjithmonë me atë që është e drejtë. Kjo është dicka që ajo e donte dhe e mori” vazhdoi ish bashkëshorti.

Megjithatë, ai shtoi se djemtë janë zhvendosur në shtëpinë e tij dhe nuk janë në kontakt me nënën e tyre.

Djali i tyre, Jayden gjithashtu u shfaq në intervistë, duke deklaruar se ai beson se gjyshi i tij Jamie bëri atë që ishte më e mira në atë kohë.

“Ai po përpiqej të ishte si çdo baba, të mbështeste ëndrrën e vajzës së tij për të qenë një superstar, të punonte dhe të bënte të gjitha këto koncerte dhe të performonte”, tha Jayden. “Por unë mendoj se disa njerëz thjesht nuk e kuptojnë se sa shumë ai kujdeset për të.”/Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.