• |
ide | kryesore

Karamuço: Fletorja me emrat e drejtorëve të policisë që marrin rrogë nga krimi do gjendet shpejt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
dr0ge, karamuço



Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço ka paralajmëruar të tjera zhvillime për sa i përket ngjarjeve kriminale në vendin tonë. Kur vetëm pak ditë ka nga shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano, Karamuço ka paralajmëruar zbulimin e një fletoreje në të cilën janë shënuar të gjithë emrat e efektivëve dhe drejtuesve të lartë të policisë të cilët paguhen nga krimi.

Akuzat e Karamuços janë të rënda, pasi sipas tij krimi i organizuar mban si eskortë elitën e policisë shqiptare.

“Një nga gjërat që shëmton dhe është një njollë e zezë. Është fakti që eksponentë të krimit mbajnë për eskortë elitën e policisë. Jo vetëm makina të blinduara por elitën, RENEA, Operacionalja, i ruan ata. Këta efektivë të zgjedhin se si do bëjnë. Nga kontrolle që do të bëhen këto ditë, në një prej shtëpive do gjendet një fletore, ku do dalin disa emra që paguhen. Janë efektivë që marrin rrogë çdo muaj. Ka shumë aludime se edhe kur dështojnë operacionet, ka dekonspirime. Këto janë armiku i padukshëm. E rëndësishme të listohen me Vetting, dhe shpenzimet që kryejnë. Ku i gjejnë këto lekë? Këta që rrinë paradite me qytetarët dhe pasdite krimin, duhet të ndalen. Të shkunden nga korrupsioni” tha Karamuço.



4 Comments

  1. Hi
    Hi
    Hi
    Te luftosh krimin me ramutin e kristaqos…
    Me tao ballen laviren e Rrajces….
    Me chuchka delinka e pachavure te ketije kalibri….
    Skeni pare gje akoma …..
    o dele voteshitese te nderkyera.

  2. Kjo shqiperi se ka vendin ne europe, diku ne afrike, afer somalis ndoshta…! Jo nuk eshte vetem per kete rast… ksi dhe raste te ngjajshme ki mjaft, peer gjdo tri dit, krim, vrasje, korupcion… pra duhet pranu shoqria shqiptare eshte ne krize te thell.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *