• |
ide | kryesore

Kriza energjetike, Gjermania prezanton paketën e ndihmës prej 65 miliardë eurosh

-Instant, Lajme, Planet



Qeveria gjermane ka gati paketën e tretë të ndihmës për përballimin e krizës energjetike.  65  miliardë euro janë vënë në dispozicion të situatës, për të cilën kancelari gjerman Olaf Sholz tha se  një pjesë do të financohet nga superfitimet e ndërmarrjeve energjetike.

“Ne do t’ia dalim mbanë këtë dimër. Kjo paketë do të jetë një ndihmë e madhe për qytetarët. Vendi ynë ndodhet në një kohë të vështirë, por ne do ta kalojmë këtë periudhë të vështirë së bashku. Qeveria gjermane i merr “shumë seriozisht” shqetësimet e qytetarëve por edhe të sipërmarrjeve për shkak të rritjes masive të çmimeve. Ne nuk do ta lemë askënd vetëm”, deklaroi kancelari.

Për të lehtësuar qytetarët që duhet të paguajnë çmime të larta të energjisë elektrike do të vendoset kufiri maksimal. Ekonomive shtëpiake do t’u përllogaritet një masë e madhe energjie më një çmim të leverdishëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *