• |
ide | kryesore

“Sulltani” nis vizitën në Ballkan, shmang Shqipërinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Nja nga vizitat e ardhshme të presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan do të jetë në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci. Vizita do të nisë më 6 shator ndërsa priten zhvillime shtesë në bashkëpunimin e mirë të këtyre vendeve në aspektin politik dhe ekonomik. Ndërkohë që mësohet se presidenti turk, që është shfaqur mjaft i afërt me kryeministrin Rama, nuk do ta vizitojë Shqipërinë në këtë tur takimesh.

Presidenti Erdoğan do të nisë vizitën e tij treditore në Bosnje dhe Hercegovinë, ku do të mbërrijë të martën më 6 shtator dhe ku do të takohet me kreun e shtetit të këtij vendi, i cili është në krizë të thellë politike vitet e fundit. Të dy vendet vendosën marrëdhënie zyrtare diplomatike më 29 gusht 1992.

Shqiptari vrau ukrainasen me sëpatë në Gjermani: Mund të ketë pasur një marrëdhënie mes tyre
Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Ballkani, Turqia më 7 shtator do të udhëtojë për në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, ku do të bisedojë edhe me zyrtarë të këtij vendi.

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, më 8 shtator të këtij viti do ta përfundojë turneun e tij të ardhshëm minidiplomatik në Ballkan me një vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për herë të dytë do qëndrojë në rajonin e Ballkanit gjatë këtij viti.

Në javën e parë të janarit presidenti Erdoğan, qëndroi për vizitë zyrtare në Shqipëri, ku mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të banesave të ndërtuara në qytetin e Laçit për të dëmtuarit nga tërmeti i vitit 2019 në Shqipëri.



6 Comments

  1. Erdogan nuk vjen ne Tirane edhe pse nje vizite e tij ne shtator ishte njoftuar disa muaj me pare. Madje u aludua se kete shtator do te peruronte hapjen e xhamise se re, me e madhja ne vend.

    Ndoshta mosardhja ka lidhje edhe me xhamine dhe mërinë per gylenistet.

    1. Kjo gje e ka tmerruar me keq KUFOMEN e PAKALLUR & BANDEN sepse ardhja ose mosardhja e REIS-it tregon se nga do te anoj pushteti. Ne 2013-en, REIS-i, ia hoqi vijen PD-se dhe dihet cfare ndodhi. KUFOMA e PAKALLUR po mundohet me cdo forme per t’u afruar, ai dorezoi para disa ditesh, ate mashtruesin turk, shokun e Olsi Kristaq Rames, qe ruhej nga bandite me uniforme dhe bandite pa uniforme, ne nje hotel te Olsit (Interpoli turk e kishte lokalizuar dhe e mbanin nensurvejim nonstop 24/7, qe prej muajit Prill. Turqit kerkonin prej banditeve ne pushtet dorezimin e tij, por, ata jo vetem qe se dorezonin por edhe e ruanin). Ky plehu mjeran, kujton se eshte “i zgjuar” dhe po e perdor Turqine sikur ata se dine se ky eshte thjesht nje pocaqi greko-llaciface, joshqiptar, refugjat ardhacak pa komb e pa atdhe, ne sherbim te KRIMINELIT NDERKOMBETAR SOROS, KAQ!

  2. Kjo gje e ka tmerruar me keq KUFOMEN e PAKALLUR & BANDEN sepse ardhja ose mosardhja e REIS-it tregon se nga do te anoj pushteti. Ne 2013-en, REIS-i, ia hoqi vijen PD-se dhe dihet cfare ndodhi. KUFOMA e PAKALLUR po mundohet me cdo forme per t’u afruar, ai dorezoi para disa ditesh, ate mashtruesin turk, shokun e Olsi Kristaq Rames, qe ruhej nga bandite me uniforme dhe bandite pa uniforme, ne nje hotel te Olsit (Interpoli turk e kishte lokalizuar dhe e mbanin nensurvejim nonstop 24/7, qe prej muajit Prill. Turqit kerkonin prej banditeve ne pushtet dorezimin e tij, por, ata jo vetem qe se dorezonin por edhe e ruanin). Ky plehu mjeran, kujton se eshte “i zgjuar” dhe po e perdor Turqine sikur ata se dine se ky eshte thjesht nje pocaqi greko-llaciface, joshqiptar, refugjat ardhacak pa komb e pa atdhe, ne sherbim te KRIMINELIT NDERKOMBETAR SOROS, KAQ!

  3. Neser ne Shqiperi Presidenti Italian..Qartesisht EU po afrohet serisht. Shpresoj te largohen kermat e regresit bashdke me KM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *