• |
ide | kryesore

Tina Brown: Princeshë Diana nuk do e pëlqente Meghan Markle

Paparazzi, Slider



Shkrimtarja e njohur, Tina Brown ka zbuluar gjatë një interviste se nëse princeshë Diana do të ishte gjallë, ajo nuk do ta kishte pëlqyer aspak Meghan Markle.
Ajo tha për “Daily Beast” se Diana ka qenë shumë protektive ndaj djemve të saj.
“Ajo do të kishte qenë shumë, shumë mbrojtëse ndaj Harrit dhe besoj shumë e shqetësuar për këtë drejtim që ata kanë marrë. Unë mendoj se ajo do të kishte kuptuar se Meghan po çonte Harry-n në një drejtim që nuk ishte i mirë për të”- tha shkrimtarja e njohur.
“Unë nuk mendoj se Diana do të kishte qenë fansja e madhe e Meghan-it, diçka që mund ta imagjinonte vetë Meghan.”

Por sipas saj, për dicka Diana do ishte kënaqur.
“Ajo do të kishte qenë e kënaqur, mbështetëse dhe e emocionuar që dikush nga raca e përzier po i bashkohej familjes mbretërore sepse Diana ishte kaq gjithëpërfshirëse”
Më tej, ish-redaktori i “Vanity Fair” tha se dëshira e madhe e Princeshë Dianës ishte të shihte Uilliamin mbret.
“Ajo kurrë nuk e vuri në dyshim që Uilliami do të ishte mbret . Ishte dëshira e saj më e zjarrtë që ai të bëhej mbret. Ajo kurrë nuk ishte kundër monarkisë në këtë drejtim. Ajo kishte dallime me familjen mbretërore – ndryshimi i saj më i madh ishte se burri i saj Princi Charles nuk ishte i dashuruar me të, ai ishte i dashuruar me dikë tjetër, Camilla Parker Bowles”, theksoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *