• |
ide | kryesore

Video/ Brentford-Leeds, arbitri shkoi në VAR për një penallti të mundshme, tifozi i vogël i ofron para

-Instant, Sport, Video



Në stadiumin Gtech Community në Londër nuk kishin fund emocionet. Brentford mposhti Leeds 5-2, por nuk munguan polemikat. Në minutën e 30, një përplasje mes Luis Sinisterras dhe Ivan Toney në zonën e Leeds ndezi shkëndijat. Arbitri fillimisht e vazhdoi lojën, por më pas u thirr në VAR. E pikërisht në atë moment ka ndodhur një nga episodet më gazmore të ndeshjes. Një tifoz i ri i klubit londinez i ofroi para arbitrit.

E gjitha kjo ndodhi në të 30′ mes Brentford dhe Leeds. Luis Sinisterra pengoi në zonë Ivan Toney por arbitri Robert Jones nuk ndërhyri. Pak sekonda më vonë, atij i kërkohet të rishikojë aksionin mes dy lojtarëve në VAR. Mirëpo, shumë tifozë, gjatë kontrollit, u përqendruan te një tifoz i vogël i pranishëm në tribunë.

Gjatë kontrollit në VAR, një tifoz i vogël i Brentford filloi të tundte paratë në ajër. Një gjest që nuk i la vend imagjinatës, dukej se paratë i ofroheshin arbitrit. Një moment i çuditshëm dhe humoristik në një ndeshje plot tension. VAR përfundimisht i ndryshoi mendjen arbitrit dhe klubit londinez iu akordua një penallti. Kontrolli i gjatë në Video Assistant Referee e tërboi trajnerin Jesse Marsch, i cili u përjashtua nga pankina për shkak të shpërthimit të tij.

Trajneri i Leeds, Marsch foli për mungesë respekti pas ndeshjes. Gjyqtari akordoi penalltinë për Brentford për ndërhyrjen ndaj Toney, por më herët ai i mohoi një penallti Crysencio Summerville: “Po flisja me arbitrin e katërt, duke u përpjekur të tregoja sa më shumë respekt. Edhe kur u dha një penallti që ndoshta nuk e mendoja se ishte penallti. Mungesa e kontrollit në VAR në rastin e parë është mungesë respekti. Kishte një aksion në të cilin mendoj se ka një faull të qartë ndaj Summerville dhe VAR-i as që u mor parasysh, unë jam qartësisht i pakënaqur. Duhet të kuptoj se si të diskutoj me Ligën apo me arbitrat për të kuptuar se si merren disa vendime”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *