• |
ide | kryesore

Video/ Roma, humbje historike për Mourinho! Më e rënda në Serie A: “Kisha siklet për ndeshjen kur pashë arbitrin”

-Instant, F1, Sport, Video



Roma u fundos në Udine, duke pësuar katër gola e duke rrezikuar të marrë të paktën edhe dy të tjerë dhe, përveç goditjes së traversës nga Mancini, tregoi shumë pak ose aspak. Pak në nivelin e lojës dhe gjithashtu pak nga pikëpamja e karakterit. Një humbje shumë e rëndë, një kolaps total, pa mundësi apelimi. Kundër friulianëve të Sottilit kjo është humbja më e rëndë e José Mourinhos në Serie A, vetëm dy herë më parë një skuadër e drejtuar nga portugezi kishte humbur me një diferencë prej të paktën 4 golave në kampionat: 5-0 në Barcelona-Real Madrid më 29 nëntor 2010 dhe 4-0 në Chelsea-Manchester United më 23 tetor 2016.

“Një ndeshje e vështirë – komentoi Mourinho në mikrofonat e Dazn – kundër një skuadre që di të luajë ndeshje të tilla. Ata mbrohen mirë, dinë të shkojnë në kundërsulm dhe të menaxhojnë mirë kohën e lojës. Ka lojtarë fizikë dhe ekspertë, pastaj nëse shkon në disavantazh futesh në vështirësi. Ne filluam mirë me një rast të Dybala, më i miri nga tanët, pastaj cdo mundësi që kishim nuk e shfrytëzuam. Ashtu si edhe një penallti të mundshme në fillim të pjesës së dytë, edhe pse kur humbet 4-0 nuk duhet të flasësh për arbitrin. Që gjatë javës kam pasur një ndjenjë sikleti për këtë ndeshje, duke parë edhe arbitrin e caktuar (Maresca, ed.). Patëm ndjesinë se ishte perfekt për ata, megjithatë unë preferoj të humbas një ndeshje 4-0 dhe jo katër për 1-0. Është e vështirë për ne dhe për tifozët, por të enjten ka një ndeshje tjetër dhe ne vazhdojmë përpara. Kemi pasur mundësitë për të përmbysur lojën, por nuk ia dolëm dot. Kemi bërë gabime në disa momente të ndeshjes ende të hapur. Gjithsesi urime Udineses, e presim në Romë për kthimin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *