• |
ide | kryesore

Deputetët e PD padisin Bordin e Transparencës në Gjykatën Kushtetuese

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputetët e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese një padi kundër Bordit të Transparencës.

Gjatë fjalës së tij deputeti Sula tha se me këto vendime të Bordit zhvaten qytetarët. Ai mes të tjerash pohoi se më muajin gusht nuk pati asnjëherë ulje të çmimeve të karburanteve.

“Ndjesë qytetarëve që nuk e kemi bërë padinë më shpejt. Qeveria zhvat qytetarët. Në muajin gusht nuk pati asnjëherë ulje të çmimeve. Këta luajnë dhe tallen me qytetarët shqiptarë. Kosova më shumë para se Shqipëria për qytetarët.

Ne e kemi thënë dhe po jua themi dhe qytetarëve. Me një llogari të thjeshtë që kemi marrë nga drejtoria e Tatimeve dhe Doganat, del që sasia e naftës së importuar për konsum është me e lart në 2011 se sa në 2021. Ndërkohë në 2021 kemi dyfish makina dhe sasia e karburantit që importohet është më pak se ajo e 2011-ës. sa herë që qeveria që tani s’ka bërë asnjë kontroll, vjen sasia. Operatorët abuzojnë duke vjedhur qytetarët. Ka shumë problematika, që mendoj se Kushtetuesja duhet ti bëjë procedurat më shpejt, pasi zhvaten qytetarët shqiptarë. Gjykata duhet të marrë vendim në interes të qytetarëve shqiptarë dhe jo të politikës.”, tha Sula.

Dhurata Çupi e quajti tallje që po bëhet ndaj qytetarëve, lëvizjet me dy lekë të karburanteve që po bëhen nga ‘Klubi i Oligarkëve’.

“Me miratimin e këtyre dy ligjeve Qeveria në vend që të bënte atë që ka bërë cdo Qeveri në botë, të mbronte interesin e qytetarëve, të drejtat e konsumatorëve, në fakt zyrtarizoi Klubin e Oligarëve dhe i dha liri të plotë që me marrëveshje me njëri tjetrin të caktojnë çmimin e naftës, gazit dhe benzinës. Cdo qytetarë ka parë sesi tallet vazhdimisht Klubi i Oligarkëve, që sa herë qytetarët reagojnë e ul çmimin me 2 lekë, dhe të nesërmen e rrit me 12 lekë.” – u shpreh mes te tjerash Çupi.



2 Comments

  1. Bord-ello e trans-gjinoreve-parences duhej fillimisht te kallzoheshin ne SAPK per mashtrim me ligjin , shperdorim i detyres, vjedhje me permasa te konsiderueshme, favorizim karteli dhe korrupsion masiv duke i shkaktuar nje dem kolosal buxhetit te shtetit si dhe me e renda “zhvatja e qytetareve” etj etj.
    Do te mjaftonte, qe jane aktualisht evidente dhe te verifikushme on line, cmimet e te gjitha bursave te cilave u referohet kjo bord-ello transparente me ne krye kryebaxhellat e ekonomise dhe financave.
    Edhe sot qe flasim, cmimi i Brent/Greggio, neper bursa, perjashto ate te Amsterdamit qe eshte burse virtuale pra e manipuluar, nga dita e djeshme ka qene 88.46 USD, nderkohe vazhdon prej me shume se nje jave cmimi i pandryshueshem 232 lek/liter kur cmimi ishte 93.44 USD.
    Kaq verifikova une si qytetar, po te verifikojne te gjithe do te shohim qe keta nuk jane njerez por SPECIE qe duhen lidhur dhe plasur per gjithe jeten ne “441 BIS”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *