• |
ide | kryesore

Emily Ratajkowski del në mbrojtje të Amber Heard: E frikshme

-Instant, Paparazzi, Slider



Supermodelja Emily Ratajkowski i ka dhënë mbështetjen e saj publike aktores Amber Heard teksa renditi të gjitha arsyet pse është “e frikshme të jesh grua” në vitin 2022.

Heard ka qenë subjekt i kritikave masive në mediat sociale si rezultat i betejës së saj në gjykatë me ish-bashkëshortin Johnny Depp. Pas një gjyqi për shpifje në Virxhinia, një juri në qershor i dha Depp-it 15 milionë dollarë si dëmshpërblim , Heard, mori 2 milionë dollarë si dëmshpërblim.

Ratajkowski ishte më parë një nga shumë të famshëm që kishte treguar mbështetje për Heard përmes mediave sociale, por video  e fundit në TikTok e bëri të qartë qëndrimin e saj për të gjithë.

Gjatë fundjavës, modelja ndau një video prej gjashtë sekondash me mbishkrimin shoqërues: “Është viti 2022 dhe po bëhet edhe më e frikshme të jesh grua”.

Në klip ajo thotë se “Unë nuk kam frikë nga [luanët] dhe [tigrat] dhe [arinjtë]”, përpara se të ndajë një listë të asaj që ajo ka frikë.

“Roe kundër Wade u përmbys, Harvey fiton të drejtën për një apel, turne Shia’s Redemption Tour, mënyra se si të gjithë e tërhoqët zvarrë Amberin dhe si u zhvillua ajo çështje gjyqësore,” shkroi Ratajkowski .

Shumica e komenteve në videon e Ratajkowski-t ishin nga mbështetësit pro-Heard të cilët duartrokitën modelen për të folur.

“Pjesa Amber po! Ky gjyq na ktheu 500 vjet mbrapa,” shkroi jë fanse, ndërsa dikush tjetër falënderoi Ratajkowski që “nuk kishte frikë të qëndronte pranë Amberit”./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *