• |
ide | kryesore

Johnson mban fjalimin e lamtumirës: Mandati im u ndërpre sepse rregullat ndryshuan

-Instant, Lajme, Planet



Boris Johnson është larguar përfundimisht nga selia kryeministrore e Britanisë së Madhe. Ai ka mbajtur fjalimin e tij të fundit në shkallët e Downing Street Nr 10, ku ka përmbledhur disa prej arritjeve kryesore gjatë mandatit të tij.  Johnson tha se ai po largohej pas një “gare stafete të papritur”, duke pretenduar se posti i tij i kryeministrit u ndërpre pasi rregullat u “ndryshuan në gjysmë të rrugës”.

Kryeministri  në largim shprehu besimin tek pasardhësja e tij Liz Truss dhe tha se qeveria e saj do t’i kalonte njerëzit përmes krizës aktuale të energjisë.

Boris Johnson dha dorëheqjen nga posti i kreut të Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht nga kreu i qeverisë pasi humbi besimin nga bashkëpunëtorët e tij e cila u reflektua me një sërë dorëheqjesh nga kabineti kryeministror pas skandaleve të njëpasnjëshme që përfshinë Downing Street.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *