• |
ide | kryesore

Mbappe, rrëfen prapaskenën e bisedës me Macron: “Më tha duhet të qendrosh, se i duhesh Vendit”

-Instant, Sport



Kanë kaluar gati katër muaj nga një prej vendimeve më të rënda në karrierën e Kylian Mbappe: në fund të majit, ylli i kombëtares i tha po rinovimit me Paris Saint-Germain, duke hedhur poshtë propozimin e Real Madrid. Një zgjedhje që opinioni publik e ka konsideruar si oportuniste dhe lakmitare. “Kudo që unë të shkoj do të më japin para”, u përgjigj francezi për New York Times. Ëndrra Real Madrid u anulua vetëm për momentin, sipas tij: “Asnjëherë nuk dihet se çfarë do të ndodhë. Unë kurrë nuk kam qenë atje, por më dukej sikur ishte tashmë shtëpia ime”. Një ëndërr, ajo e camiseta blanca, e lënë mënjanë falë ndërhyrjes së Presidentit të Republikës Macron: “Më kërkoi të qëndroja, më tha që jam i rëndësishëm për vendin”

Sipas Neë York Times, presidenti francez ishte i vetëdijshëm se Kylian do të zgjidhte Real Madrid herët a vonë. Pra, Macron ndërhyri me një telefonatë me synimin për të vonuar zgjedhjen e tij: “Më tha: ‘Dua të rrish. Nuk dua që të shkosh tani. Je shumë i rëndësishëm për vendin. Ke kohë, mund të presësh edhe pak’. Kur ta thotë presidenti, kjo ka rëndësi”, zbuloi Mbappé. Në bisedën mes tyre lojtari i Bleus dhe presidenti i Republikës kanë folur për gjithçka: paratë, avokatët, familjen. “Nuk e kisha imagjinuar kurrë që do të flisja me presidentin për të ardhmen time, të ardhmen e karrierës sime, kështu që është çmenduri, vërtet çmenduri”, thotë lojtari.

Që aty erdhi kthesa e papritur në lidhje me propozimin e Real Madrid dhe si pasojë, pakënaqësia e admiruesve të tij, të bindur se ishte një zgjedhje e diktuar ekskluzivisht nga ndikimet financiare dhe favoret në skuadër që shoqëria do t’i kishte garantuar lojtarit: “Nuk është puna ime dhe nuk dua ta bëj sepse nuk jam i aftë. Jam mirë brenda dhe jashtë fushës, nuk është roli im. Ka shumë njerëz që janë më të mirë se unë”. Pasi zbuloi sfondin e një prej marrëveshjeve më të nxehta të vitit, është koha që Mbappé të kthehet për të shënjestruar trofeun më të lakmuar: atë Top të Artë që duket gjithnjë e më shumë brenda mundësive të tij, duke pasur parasysh ngadalësimin e Cristiano Ronaldos dhe Messit. “Unë nuk kam kufij. E Ronaldo, Messi, do të ndalojnë. Duhet të gjejmë dikë tjetër, dikë të ri,” tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *