• |
ide | kryesore

Meghan Markle sjaron komentin e saj për raportin e Princ Harry me Princ Charles

-Instant, Paparazzi, Slider



Dukesha e Sussex-it po sqaron një koment që bëri në intervistën e saj të fundit me The Cut, në të cilën duket se i referohej marrëdhënieve të tensionuara të bashkëshortit të saj Princit Harry me babain e tij, Princin Charles.

Në intervistë, Meghan thotë: “Harry më tha: ‘Kam humbur babin në këtë proces’. Nuk duhet të jetë e njëjtë për ta si ishte për mua, por ky është vendimi i tij”.

Ndërsa shumë lexues menduan se ajo po thoshte se Harry kishte humbur marrëdhënien me babanë e tij, një zëdhënëse e Meghan tha për E!News  se ajo i referohej raportit të saj me babain e saj të larguar, Thomas Markle, dhe po thoshte se nuk donte të njëjtin rezultat për bashkëshortin dhe babin e tij.

Sipas BBC, një burim i afërt me Charles i tha agjencisë së lajmeve PA të Mbretërisë së Bashkuar se ai do të zhgënjehej nëse Harry do të ndjente se marrëdhënia e tyre ishte zhdukur, duke shtuar: “Princi i Uellsit i do të dy djemtë e tij”.

Ndërsa Harry dhe babai i tij duket se janë në kushte më të mira tani, marsin e kaluar, Duka i Sussex-it i tha Oprah Winfrey-t se Charles kishte ndaluar kontaktet me të pas vendimit të ciftit për t’u larguar nga familja mbretërore./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *