• |
ide | kryesore

Nano para se të shkarkohej: 14 kriminelë na shpëtuan për shkak të dekonspirimeve

-Instant, Lajme, Të fundit



Përpara se të shkarkohej nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano ka folur për mediat franceze për një nga operacionet më të përfolura “Plumbi i Artë”. Nano ka shpjeguar se përse kanë dështuar operacionet e policisë së shtetit në kapjen e personave në kërkim, apo atyre që kanë qenë autorë të ngjarjeve kriminale të kohëve të fundit. Ai ka konfirmuar se operacionet dekonsipiroheshin, duke iu referuar ‘Plumbit të Artë’ pasi nga 32 persona që ishin në për t’u arrestuar, iu vunë prangat vetëm 18 prej tyre, e ndërsa “kokat e krimit”, mes tyre edhe Ervis Martinaj u arratisën.

“Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale. Kishim 32 në shënjestër dhe arrestuam 1, 2, 3 ,4 …18. Anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhunshme të trafikut të drogës dhe vrasjeve me pagesë”, rrëfen Nano.

Në reportazhin “Hetime Ekskluzive” për kanalin francez Metropole, ai shtoi se për shkak të Vettingut në Polici, i është dashur të shkarkojë shumë kolegë të tij në polici.

“Ka një reformë të drejtësisë që po vazhdon në këto momente. Prokurorë dhe gjykatës janë shkarkuar dhe ne po bëjmë të njëjtën gjë me policët tanë. Kjo gjë do pak kohë. Për këtë arsye me është dashur të sanksionojë shumë kolegë te mi në pozicione shumë të larta në detyrë. U shkarkuan. Kjo gjë sepse në qoftëse një ditë do duam të integrohemi ne BE, duhet të përmbysim disa rregulla. Një nga këto është lufta kundër korrupsionit”, ka thënë Nano.



3 Comments

  1. Është rikthyer sërish këto ditë nga mbështetësit mediatikë të Berishës dhe Metës, e ashtuquajtura teoremë e “luftës finale”. Një term i nxjerrë nga refreni i “Internacionales”, që e konsideron këtë luftë finale si “vendimtaren mbi dhe”. Po ka kohë që për “botën e re” i kanë rënë për shkurt dhe madje komunistët më të zellshëm të Kinës ose janë bërë kapitalistë, ose hanë e pinë me ta, si këta “radikal chic”-ët tanë në resortin e Irfanit

    1. Nuk eshte ceshtja tek keta dy mekataret!

      Problemi eshte qe populli yne, trim e paqedashes, reagon vetem kur i vjen veza ne te pjelle. Eshte si ato mushkat italiane qe ngjiteshin maleve. I godisnin, dhe koken ulur e mbanin. Keshtu le te vazhdoje te haje mut, perderisa i pelqen. Ka kohe per Internacionalen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *