• |
ide | kryesore

OBSH: Ulen me 25% rastet e lisë së majmunëve në një javë në Europë

-Instant, Lajme, Planet



Java e fundit ka shënuar një ngadalësim në përhapjen e epidemisë së lisë së majmunit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në javën e fundit ka patur një rënie me 25.5% në numrin e të prekurve nga lia duke shënuar rreth 5029 raste nga 29 gushti dhe 4 shtatorit. Në përgjithësi, që nga 5 shtatori janë konfirmuar 52,997 raste dhe 18 viktima.

Deri më sot, dhjetë vendet më të prekura janë Shtetet e Bashkuara, ku janë regjistruar më shumë se një e treta e rasteve globale (19,351), Spanja (6,645), Brazili (5,197), Franca (3,646), Gjermania (3,493), Britania e Madhe ( 3,413), Peruja (1,546), Kanadaja (1,289), Holanda (1,172) dhe Portugalia (871).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *