• |
ide | kryesore

Plas skandali në Tik Tok/ Vidhen llogaritë bankare të përdoruesve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Probleme të mëdha sigurie në Tik Tok. Të dhënat personale të disa përdoruesve kanë përfunduar online. Madje bëhet fjalë edhe për llogaritë e PayPal.

Ekspertët po hetojnë si ka mundësi që kanë rrjedhur këto të dhëna që mesa duket janë marrë nga një grup hakerash të vetëquajtur “Kundër Perëndimit”.

Grupi i hakerëve dyshohet se ka pasur akses në një strukturë për ruajtjen e të dhënave të përdoruesve të Tik Tok dhe ËeChat. Të njëjtët hakerë më pas informuan për sulmin e tyre kibernetik.

“Stafi i sigurisë nuk gjeti asnjë defekt në sistem. Zbulimi i të dhënave nuk lidhet me një defekt në Tik Tok” – tha një zëdhënës i platformës kineze që tentoi të sigurojë përdoruesit. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. “Prestige Resort” është një copë Europë në atë mishmash në të cilën ndodhet Golemi.

    Por Vasili harron se Europa nuk e uzurpon bregdetin, nuk e ndan me parcela me blloqe betoni, si “tokë e xanun”, pasi është pronë publike dhe si e tillë u përket të gjithë qytetarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *