• |
ide | kryesore

Policia e Vlorës arreston 46-vjeçarin që kultivoi qindra kilogramë lëndë narkotike

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 46-vjeçar nga Vlora është vënë në prangat e policisë pasi kërkohej për kultivim të lëndëve narkotike. Nga blutë e qytetit bregdetar mësohet se shtetasi F.K. është arrestuar për prodhimin në bashkëpunim të 262 kg kanabis që iu gjetën në banesë. Që prej prillit të këtij viti ai së bashku me 2 persona të tjerë ishin shpallur në kërkim.

“Në vendin e quajtur “Çairet”, në fshatin Kaninë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit të vënë në pranga sot, F. K. si dhe në një ambient pranë saj, të përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, u gjetën dhe u sekuestruan gjithsej 262 kg kanabis dhe fidanë narkotikë të kultivuar.”, njofton policia.

46-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *