• |
ide | kryesore

Shifrat janë të qarta: Europa po shkon drejt recesionit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pothuajse me siguri Europa po hyn në një recesion.

Sondazhet e të hënës tregojnë se një krizë e thellë ka përfshirë eurozonën, ku kostot aktuale të jetesës dhe një perspektivë e zymtë mbi të ardhmen e afërt po i bën konsumatorët që të jenë të kujdesshëm ndaj shpenzimeve.

Ndërsa pati një lehtësim të presionit mbi çmimet, të paktën sipas sondazheve, ato sërish mbeten të larta. Dhe Banka Qendrore Europiane është nën presion pasi inflacioni po shkon në më shumë se katërfishin e objektivit të saj prej 2%. Inflacioni arriti një rekord prej 9.1% muajin e kaluar. Dhe pikërisht inflacioni është një tregues i mirë i krizës. Sipas kuptimit të kësaj fjale, inflacioni është norma me të cilën rriten çmimet e mallrave dhe shërbimeve.

Banka Qëndrore Europiane përballet me vendimin për të rritur normat e interesit në mënyrë agresive, si një nga masat që merren kur inflacioni del jashtë kontrollit. Ky vendim merret pikërisht kur ekonomia fillon një rënie.

Një rritje në kostot e huamarrjes do t’i shtonte problemet e konsumatorëve me borxhe.

Euro ra nën 99 cent dollari për herë të parë në 20 vjet të hënën, pasi Rusia tha se furnizimi me gaz përmes tubacionit të saj kryesor në Europë do të qëndronte i mbyllur për një kohë të pacaktuar.

Lexo më tej: Nord Stream 1: Putin mbyll rubinetin e gazit për Europën 

Çmimet e gazit në kontinent u rritën deri në 30% të hënën, duke nxitur frikën se mungesa e gazit do të vazhdojë dhe duke përforcuar pritshmëritë për një recesion dhe një dimër të hidhur pasi bizneset dhe familjet janë goditur nga çmimet e larta të energjisë.

Raporti i fundit PMI i S&P Global, gjatë i Indeksit të Menaxherëve të Blerjeve, i parë si një udhëzues për shëndetin ekonomik, ra në nivelin më të ulët 18-mujor. 48.9 në gusht nga 49.9 i korrikut. Çdo shifër nën 50 tregon tkurrje të ekonomisë.

“Vrojtimet e PMI-së sinjalizojnë se eurozona po hyn në recesion më herët nga sa mendonim më parë, e udhëhequr nga ekonomia e saj më e madhe Gjermania, dhe ne tani ne presim që zonën e euros ta shohim duke jetuar një recesion më të gjatë, 9-mujor,” tha Peter Schaffrik i Royal Bank të Kanadasë për Reuters.

“Rishikimi që bëjmë vjen kryesisht për shkak të zhvillimeve në çmimet e energjisë, të cilat, edhe pas tërheqjes gjatë ditëve të fundit, mbeten të ngritura dhe që do të thotë se ndikimi në shpenzimet e familjeve do të jetë më i madh nga sa prisnim deri më tani.” 

Kjo rritje e çmimeve të energjisë ngre edhe më shumë inflacionin.

Kjo perspektivë e recesionit goditi moralin e investitorëve mbi monedhën e përbashkët dhe Euro ra në shtator në nivelin më të ulët që nga maji 2020, tregoi një tjetër sondazh.

Aktiviteti i shërbimeve në Gjermani, ekonomia më e madhe e Europës, u tkurr për të dytin muaj radhazi në gusht pasi kërkesa e brendshme u vu nën presion nga rritja e inflacionit dhe besimi i dobët.

Ekonomia e saj është në rrugën e duhur për t’u tkurrur për tre tremujorë radhazi duke filluar nga ky, sugjeroi një sondazh i Reuters javën e kaluar.

Francë, ekonomia e dytë më e madhe e eurozonës, sektori i shërbimeve u ngadalësua por arriti të sigurojë rritje modeste. Edhe në Francë ekspertët bëjnë parashikime të zymta.

Itali, industria vendase e shërbimeve iu rikthye një rritjeje modeste, por në Spanjë aktiviteti u zgjerua me ritmin më të ngadaltë që nga janari, me kompanitë që shqetësoheshin se inflacioni do të rëndonte mbi fitimet e tyre dhe mbi kërkesën e klientëve.

Britani, ekonomia e mbylli gushtin shumë më dobët nga sa mendohej më parë, pasi aktiviteti i përgjithshëm i biznesit u tkurr për herë të parë që nga shkurti 2021 në një sinjal të qartë recesioni.

Britania mësoi dje se kryeministrja e ardhshme e saj ishte Liz Truss, e ngarkuar me përpjekjen për të menaxhuar një ekonomi që po përballet me një recesion të gjatë së bashku me inflacionin mbresëlënës dhe trazirat industriale.

Lexo më tej: Liz Truss: Kush është kryeministrja e re e Britanisë dhe pse e ka zëvendësuar Boris Johnson? 

Në Azi, sondazhet treguan se një rikthim i fortë në sektorin e shërbimeve të Kinës u lehtësua paksa mes shpërthimeve të reja të COVID-19, ndërsa në Japoni sektori u tkurr për herë të parë në pesë muaj.

Megjithatë, industria dominuese e shërbimeve të Indisë u rrit më shpejt se sa pritej muajin e kaluar falë një zgjerimi të fortë të kërkesës dhe një lehtësimi të vazhdueshëm të presioneve të kostos.

©LAPSI.AL 



19 Comments

  1. Europa paska qene e kalbur kembe e koke . Atje ka kurvellik me shume se ketu , por problemi eshte se ata e bejne fshehurazi ndersa ketu hashiqre , atje po u perfole dorhiqesh ndersa ketu po u perfole promovohesh .

  2. Evropi nuk ka burime energjie te mjaftueshme, nuk ka lende te para, nuk ka fuqi punetore.
    Po perse duan te jene me mire se te tjeret e per me teper ti japin mend e ti komandojne?
    Qendra ekonomike e botes ka kohe qe eshte spostuar ne Azi, tani po zhvendoset edhe fuqia politike. Edhe USA shpejt do ndjeke Evropin ne tatepjeten ekonomike. Per momentin po zhyt Evropin qe te rrije vete ne siperfaqe. Perpjekje te deshperuara.

    1. Vdekshin idiotët, parrazitët, patronazhistët dhe neokomunistët! thotë:

      O idiot asnjëherë Europa demokratike nuk do të zhytet, se janë më të zhvilluar, më të ditu, më të pasur, më demokratik, me teknologji shumë më të avancuar dhe prandaj do të rrojë sa të ketë jetë në Tokë.

    2. Europa e para dhe Amerika e dyte po ja fusin vetes me vetedije. Ate qe donin ti benin rusit, ju kthye ne bumerang. Kerkuan shkaterrim ekonomik te Rusise dhe ndryshim regjimi, kjo po ju ndodh mu ne zemer te Europes. Po shkaterrojne ekonomine e Europes dhe po rrezikojne pushtetin e tyre nga protestat qe kane plasur e do kete ne Europe si pasoje e inflacionit, e renies se mireqenies dhe perdhosjes se te te drejtave te njeriut.
      E gjitha kjo ndodh si pasoje e asaj qe perendimi se fundmi drejtohet nga ca kuklla neokomuniste te Lidereve komuniste te Forumit Ekonomik Boteror.

    3. Europa e para dhe Amerika e dyte po ja fusin vetes me vetedije. Ate qe donin ti benin rusit, ju kthye ne bumerang. Kerkuan shkaterrim ekonomik te Rusise dhe ndryshim regjimi, kjo po ju ndodh mu ne zemer te Europes. Po shkaterrojne ekonomine e Europes dhe po rrezikojne pushtetin e tyre nga protestat qe kane plasur e do kete ne Europe si pasoje e inflacionit, e renies se mireqenies dhe perdhosjes se te te drejtave te njeriut.
      E gjitha kjo ndodh si pasoje e asaj qe perendimi se fundmi drejtohet nga ca kuklla neokomuniste te Lidereve komuniste te Forumit Ekonomik Boteror.

  3. “Prestige Resort” është një copë Europë në atë mishmash në të cilën ndodhet Golemi.

    Por Vasili harron se Europa nuk e uzurpon bregdetin, nuk e ndan me parcela me blloqe betoni, si “tokë e xanun”, pasi është pronë publike dhe si e tillë u përket të gjithë qytetarëve.Sa vezohen karucat e lapsit bashke me gazekaret

  4. Pra Europa qe paska qene teresisht e varur nga burimet natyrore te Rusise, Tani le te ngrohet kete dimer me gazetat qe boton me heroizmat e Vollodymyrit ne fushebeteja per te futur Ukrainen ne NATO!

  5. çfarë tmerresh kanë kryer, sa kanë vjedhur e sa kanë vrarë. (Megjithëse kjo nuk harrohet kurrë!). Të paktën Saliu nuk e kishte lëshuar veten atëherë kur i kishte armët plot dhe avionët me lëndë kimike e ia vërviste popullit; atëherë që në mëngjes vishej mirë dhe i hynte terrorit. Që atëherë iu afruan ata radikalë të egër që edhe sot i rrinë pas. Por të paktën nuk qante për vete sa herë i vdiste ose vriste një mik. Tani edhe merr vetë levat e sulmon selinë e Partisë, vesh xhaketën e vjetër deri te gjuri dhe bën si viktimë.Si gjithmone perendimi do fitoje,komunizmi i kim jongut me putinin e dine shume mire ku do shkojne

  6. Ore mos ja qani hallin Europës e Amerikës po qani hallin e Shqipërisë që është kthyer Edvin Hoxha.Mos kujtoni se ju që shani mendoni se Rusia ka del se është më e fortë.Fundi i diktaturave vjen se s’mund t’i mbijetojë demokracisë.

  7. europa e dinte kete gje qe pordhet e zelenskit nuk te ngrohin. megjithate eshte pjese e lojes globale per kontroll. do vuajne njerezit dhe jo politikanet. kriza qe do vije eshte e inskenuar

  8. “Do të çoj në qeli klanin e Zemunit, do të arrestoj dhe dënoj, pastaj do t’ju marr edhe paratë e trafiqeve dhe korrupsionit Nanos dhe grupit të tij”-tha Berisha, dhe asgjë nuk bëri. Ndërkohë vendi zhytej në krime, trafiqe, korrupsion, gjithçka ishte piramidë e pastër korruptive. Shteti që la Sali Berisha në 2013, ishte një katastrofë. Me borxhe, me vepra të nisura dhe panisura, me para të zhvatura nga tendera të pabërë

  9. Sali Berisha nuk është ndjerë kurrë për këtë gjë. Ai nuk ka lënë njeri pa marrë nëpër gojë, nuk ka lënë pikë bastesh e kazino pa telendisur, kur ka qenë në opozitë, nuk ka lënë pikë bastesh pa leje pa e pas nën kontroll djali i tij kur ka qenë në pushtet, ka qenë i lidhur drejtëpërdrejt dhe personalisht me klanin Osmani në Gjermani, që financuan fushatën e vitit 2005 të Partisë Demokratike, por për këtë Vis Martinajn, nuk ka folur kurrë.

    Nuk ka folur, as kur ky ka qenë “numri 1” i lojërave të fatit, nuk ka folur kur ndodhi ngjarja kriminale në Bllok, edhe pse flet për çdo rrahje në çdo cep të Shqipërisë, dhe nuk foli as kur u zhduk ai.

    1. Po u ndje dhe jua tha troc, qe faktet te cojne tek Olsi Kristaq Rama. Kush mori biznesin e Martinajt direkt sapo ai u zhduk, u fsheh, u eleminua, nderroi identitet etj etj???? Olsi Kristaq Rama!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *