• |
ide | kryesore

Shkarkohet nga detyra prokurori i Tiranës Bajram Breçani

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokurori i Tiranës Bajram Breçani është shkarkuar nga detyra. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti probleme në dy kritere, pasuri dhe profesionalizmin. Po ashtu u evidentua mungesë justifikimi të të ardhurave dhe një dosje me një të akuzuar për vrasje të cilit i ishte pushuar akuza.

Breçani e ka filluar karrierën si prokuror në vitin 1995 dhe e ka ushtruar këtë detyrë deri në vitin 2000. Ai është rikthyer në sistemin e drejtësisë në vitin 2013 si prokuror në Prokurorinë e Krujës. Një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit ku ka shërbyer deri në vitin 2016, kur u caktua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *