• |
ide | kryesore

Vëllavrasja në Tiranë/ Autori në gjykatë: Më shantazhonte, në 2018 deshi të më vriste

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vijon të trondisë ngjarja e para pak ditëve në Tiranë, kur Arsen Muskurti ekzekutoi të vëllanë dhe kunatën në zyrën e tyre.

Pas këqyrjes së kamerave të vendit ku ndodhi vrasja, tashmë është bërë e mundur të hidhet dritë edhe mbi disa probleme që kanë acaruar konfliktet mes dy vëllezërve, që çuan edhe në fundin e çmendur të ngritjes së armës mbi ta. Prokuroria ka bërë me dije se në rrëfimin e tij, ai ka hedhur dritë mbi përplasjen që kanë pasur për atë që konsiderohej borxh nga ana e viktimave, ndërkohë që autori i krimit të rëndë ka pretenduar se në fakt nuk iu kishte borxh, por ata kishin falsifikuar firmën.

Nga të dhënat mësohet se çështja që gjendet ende në Gjykatë pret ekspertimin e firmave që janë hedhur në atë borxh, që shkon në 150 mijë euro e që thuhej se viktimat ia kërkonin Arsenit. Por tej gjithçkaje të thënë dhe të pathënë për atë konflikt që degjeneroi në sulme publike nëpër rrjete sociale derisa përfundoi në një akt kriminal të rëndë, mësohet se në banesën luksoze të djemve Muskurti tashmë jeton vetëm nëna e tyre. Dy gratë e Arsenit bashkë me fëmijët janë larguar nga kërcënimet që kanë marrë, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur krimin e rëndë.

DËSHMIA E AUTORIT NË PROKURORI

“Me Dritanin dhe Nora Muskurtin kam pasur probleme të vazhdueshme prej vitit 2017, për shkak se ai ka qenë një person që nuk pranonte kërkesë llogarie, arrogant dhe ishte kërcënues ndaj meje. Për këtë shkak, unë kam bërë edhe kallëzim në komisariat. Duke u mbledhur në të gjitha këto probleme, pësova tronditje. Mora armën dhe shkova në agjenci për t’u sqaruar.

Sapo kam hyrë i kam drejtuar armën dhe i thashë: “Pse më shantazhon mua, fëmijët e mi, nënën dhe babanë. Ai m’u përgjigj me fjalët “dua ta bëj”. Atëherë kam qëlluar me armë drejt Dritanit dhe nuk di ç’kam bërë me tej. Jam larguar për te dyqani im që e kam pranë vendit të ngjarjes dhe kam futur armën në kasafortë. Më pas kam shkuar në shtëpinë time në rrugën ‘5 Maji’. Jam ndërruar dhe kam kontaktuar avokatin tim. Rrobat e krimit i kam hedhur në një kazan plehrash”.

Dy viktimat e vrasjes në Tiranë, Arsen dhe Nora Muskurti

BORXHI NË GJYKATË

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Arsen Muskurti deklaron se është thellësisht i penduar. Por pavarësisht kësaj, 38-vjeçari nuk kursen akuzat ndaj vëllait të cilit i mori jetën. “Në tetor të vitit 2018, në dyqanin që unë dhe Dritani kishim në bashkëpronësi, ai ka dashur të më vrasë mua me anë të një bajonete, ngjarje për të cilën kam bërë kallëzim në komisariat. Ka vijuar edhe pas kësaj ngjarje kërcënimet ndaj meje, bashkëshortes sime E.

Muskurti dhe fëmijëve të mitur. Përmbajtja e mesazheve ka qenë kryesisht ‘do ju vras’, ‘do ju pres’ etj. Kjo ka vijuar në mënyrë të përsëritur deri ditën e vrasjes. Më 30 gusht jam komunikuar nga posta për një fletëthirrje nga Gjykata Civile për një ‘UrdhërMbrojtje’. Dritani më kërkonte një vlerë monetare të padrejtë ku ka falsifikuar dokumente, firmën time ku dhe kemi kërkuar ekspertimin kaligrafik. Ishim në një proces gjyqësor. Kam pasur një tronditje të rëndë psikike, duke i mbledhur të gjitha këto probleme pa ditur pasojat që do të vinin më pas”.



1 Comment

  1. Derisa ka arritur puna deri në vrasje, do të thotë që edhe viktimat e kanë shkelur shumë me Arsenin. Mediat po bëjn një punë të keqe për të fajësuar autorin, pa u futur thellë ne ecurinë e ngjarjes. Por si gjithmon fajëso personin e dhunshëm pavarsisht se dhuna mund të ketë qenë e justifikuar (në mungesë të ndërhyrjes së shtetit si rregullator i marrëdhënieve shoqërore) dhe ndoshta fajin kryesor mund t’a kenë vetë viktimat.

    Po ç’pret në një shtet ku kriminelët, hajdutët, kurvarët, degjeneratat drejtojnë ??!!

    Arsen, të ndihmoftë Zoti se ke nevojë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *