• |
ide | kryesore

Video/ Debutim i hidhur për Brojën në Champions, Chelsea fundoset në Zagreb: Dortmund nuk gabon ndaj Copenhagen

-Instant, F1, Sport, Video



Faza e grupeve të Champions League fillon menjëherë me një surprizë: Dinamo e Zagrebit, e përfshirë në grupin E ku bën pjesë edhe Milani, mundi 1-0 Chelsea në debutim. Në Kroaci vendos goli i Orsic në minutën e 13-të, i cili shfrytëzoi një kundërsulm perfekt. Debuton Broja në fazën e grupeve të kompeticionit, por sulmuesi i kombëtares në 30 minutat në dispozicion nuk mundi të shpëtojë londinezët. Në ndeshjen tjetër, buzëqesh Dortmund: verdhezinjtë mundën Copenhagen 3-0 falë golave të Reus (35′), Guerreiro (42′) dhe Bellingham (83′), duke u ngjitur menjëherë në vendin e parë me 3 pikë në grupin G.

GRUPI E
Surpriza e parë e këtij edicioni të Champions League vjen pikërisht në grupin E: Dinamo Zagreb realizon suksesin dhe mposht Chelsean 1-0. Në fillim të ndeshjes në Kroaci dominuan londinezët, por vendasit kaluan në epërsi në minutën e 13-të falë kundërsulmit perfekt të Orsic, i cili mposhti Kepan me një goditje të saktë. Në minutën e 30′ kapiteni Ademi provoi nga distanca, por gjeti reagimin e portierit spanjoll. Në fillim të pjesës së dytë, Tuchel futi në fushë Ziyech në vend të Azpilicueta e Brojën për Aubameyang, por sulmuesi i kombëtares nuk arriti të cajë gardhin e krotëve dhe sulmi frontal i Blues nuk prodhoi rezultat, edhe falë pritjes së madhe të Ljubicic në goditjen me kokë të Havertz dhe shtyllës së goditur nga James. Përfundon 1-0: surpriza e parë e këtij Champions League, me Chelsean që mbetet në 0 pikë në grupin e Milanit. Dinamo e Zagrebit, kundërshtari i radhës i kuqezinjve në San Siro, kalon në 3.

GRUPI G
Nga ana tjetër, Borussia Dortmund nuk gaboi në debutim: skuadra e Terzic mundi 3-0 Kopenhagenin, duke u ngjitur menjëherë në krye të grupit G. Në minutën e 35 erdhi 1-0 për gjermanët: ai që zhbllokoi ndeshjen ishte Reus, i cili mori pasimin e Brandt, kaloi Vavron dhe mposhti Ryan me të majtën. Vendasit u liruan dhe në minutën e 42-të erdhi dyfishimi falë një trekëndëshi të shkëlqyer mes Guerreiro dhe Reynas, që i lejoi portugezit të shënonte 2-0 me portën bosh. Në pjesën e dytë, Dortmundi ia doli të administrojë dhe në të njëjtën kohë kërkoi golin e tretë, të shënuar në minutën e 83-të: Bellingham kapitalizoi nga disa hapa një aksion të shpejtë. 3-0 mbylli llogaritë: tre pikë në debutim për Dortmundin, ndërsa Kopenhagen mbetet me 0.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *