• |
ide | kryesore

VIDEO/ Provokon TV kryesor rus: Serbia të rikthejë Kosovën siç morëm ne Krimenë

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Russia Today” një nga mediat më të mëdha ruse ka transmetuar një dokumentar mbi tensionet e muajit të kaluar në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një dokumentar të titulluar “Serbia: Shenjat e Luftës”, Kosova konsiderohet si një shtet i vetëshpallur apo si një rajon i Serbisë.

Në reportazh bëhet edhe një krahasim mes rajonit të Krimesë në Ukrainë që u aneksua nga Rusia me situatën në Kosovë.

Në këtë dokumentar flitet vetëm për jetesën e serbëve në veri të Kosovës.

“Konflikti në Kosovë është ndezur sërish. Trazirat e fundit në rajonin e kontestuar filluan pasi u njoftuan planet për ndalimin e targave serbe dhe futjen e lejeve për serbët që hyjnë në rajonin e Kosovës.

“Kohët e fundit, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për shtyrjen e këtij ligji për mosnjohjen reciproke të letërnjoftimeve dhe targave të Serbisë dhe Kosovës deri më 1 shtator.

Ai ndihmoi në zbutjen e fazës akute të konfliktit, por nuk e bëri zgjidhjen e problemeve thelbësore ndërmjet Serbisë dhe rajonit të kontestuar” – citohet në dokumentar.

“Kosova është një krahinë jugore serbe e pushtuar aktualisht nga forcat e NATO-s që po e kthejnë atë në një shtet artificial, të kriminalizuar,” – thotë Fedja Dimovic, këngëtari kryesor i Beogradski Sindikat.

“Një numër në rritje i njerëzve në Beograd besojnë se udhëheqja serbe ka qenë e ngadaltë për të vepruar, se është koha për të zgjidhur çështjen e Kosovës në të njëjtën mënyrë që Rusia e ktheu Krimenë – se rajoni duhet të kthehet në shtëpi” – provokon dokumentari i “Russia Today”. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Sillini prapë kurvat tuaja djevoçkat kteje nga evropa si në vitet 90.
    Të kënaqin lozet njerëzia….
    Popull bastard uralosiberian.
    Dërra të rritur me patate të ziera.

  2. Shqipetare, mos harroni qe cdo mbeshtetje per Rusine apo edhe sharje e USA dhe EU, eshte ne mbeshtetje te Beogradit dhe kunder Kosoves!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *