Së fundmi Adele ka nxitur spekulimet se është martuar fshehurazi me partnerin e saj, Rich Paul.
Përmes rrjetit social,Instagram, Adele publikoi një foto të trofeut të saj Emmy i cili ndodhej në tavolinë. Mirëpo, ajo cfarë ra në sy të fansave ishte një lojë e personalizuar të Rummikub ku shkruhej “The Paul’s” në pjesën e jashtme.
‘The Paul’s’, je martuar?! ”, pyeti një ndjekës.
“Ajo na dha dy njoftime në një postim. E dua energjinë e saj”, komentoi një tjetër, duke vënë në dukje fitimin e Emmy-t dhe martesën e mundshme.
Adele mohoi më parë thashethemet e fejesës në kopertinën e saj të Elle të shtatorit 2022, pasi u fotografua me një unazë diamanti në Brit Awards në shkurt.
“Unë nuk jam fejuar. Unë thjesht pëlqej bizhuteritë e shtrenjta” shpjegoi artistja për revistën.
“Nuk kam qenë kurrë e dashuruar kështu. Unë jam efiksuar pas tij, “shtoi ajo. “Unë patjetër dua më shumë fëmijë. Një jetë e qëndrueshme më ndihmon me muzikën time.”
Këngëtarja e “Someone Like You” konfirmoi lidhjen e saj me Paul në korrik 2021, pasi finalizoi divorcin nga Simon Konecki, me të cilin ndan djalin 9-vjeçar Angelo./Lapsi.al
