• |
ide | kryesore

BBC: Shqipëria në shënjestër të Iranit që kur pranoi muxhahedinët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe ka urdhëruar stafin e ambasadës iraniane të largohet duke e akuzuar atë për orkestrimin e një sulmi të madh kibernetik.

Kryeministri Edi Rama tha se një hetim kishte gjetur “prova të pakundërshtueshme” se Irani “angazhoi 4 grupe për të kryer sulmin ndaj Shqipërisë” më 15 korrik.

“Hakerët u përpoqën të paralizojnë shërbimet publike, të fshijnë dhe vjedhin të dhënat e qeverisë dhe të nxisin kaos”, – shtoi ai.

Si përgjigje, Irani hodhi poshtë pretendimet e zotit Rama si “të pabaza”.

Ministria e saj e jashtme e dënoi vendimin për të dëbuar diplomatët e saj si “anti-iranian” dhe sugjeroi në një deklaratë se “palë të treta” mund të kenë qenë të përfshira në ngritjen e akuzave, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve iraniane.

Udhëheqësi i Shqipërisë e përshkroi vendimin si “ekstrem”, por tha se ai ishte “plotësisht i detyruar”.
Shtetet e Bashkuara thanë se dënonin fuqishëm sulmin kibernetik ndaj një aleati të NATO-s dhe u zotuan se do ta bëjnë Iranin të mbajë përgjegjësi për veprimet që kërcënojnë sigurinë e Shqipërisë.

Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Teheranit kanë qenë të tensionuara që kur Shqipëria ofroi azil për mijëra disidentë iranianë.

Zoti Rama tha në një deklaratë televizive se qëllimi i grupeve të hakerëve ka qenë “shkatërrimi i infrastrukturës dixhitale të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, si dhe vjedhja e të dhënave dhe komunikimeve elektronike të sistemeve qeveritare”.

Por ai shtoi: “Sulmi në fjalë dështoi në qëllimin e tij… të gjitha sistemet u kthyen plotësisht në funksion dhe nuk pati asnjë fshirje të pakthyeshme të të dhënave.”

Kryeministri tha se vendimi i qeverisë shqiptare për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin ishte “në proporcion me seriozitetin dhe rrezikun që sjell sulmi kibernetik”.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Adrienne Watson, tha se ekspertët amerikanë kishin arritur gjithashtu në përfundimin se Irani “ka kryer këtë sulm kibernetik të pamatur dhe të papërgjegjshëm” dhe se ishte “përgjegjës për operacionet e mëvonshme të hakerave dhe nxjerrjes së dokumenteve”.

Sjellja e Iranit, paralajmëroi ajo, “shpërfill normat e sjelljes së përgjegjshme të shtetit në kohë paqeje në hapësirën kibernetike”.

Në fillim të këtij muaji, firma amerikane e sigurisë kibernetike Mandiant tha se kishte arritur në përfundimin “me një besim të moderuar” se ishin të përfshirë në sulm “një ose shumë aktorë kërcënues dhe që kanë vepruar në mbështetje të qëllimeve iraniane”.

Mandiant vuri në dukje se sulmi kishte ardhur disa ditë përpara fillimit të një konference në qytetin shqiptar Manëz dhe lidhej me grupin opozitar iranian në mërgim Mujahideen-e-Khalq (MEK).

Aktiviteti u shty pas paralajmërimeve për kërcënime “terroriste”.

Firma citoi gjithashtu një video që shfaq lejet shqiptare të qëndrimit të anëtarëve të supozuar të MEK-ut, e cila u postua në kanalin Telegram të përdorur nga një grup i quajtur “HomeLand Justice” për të pretenduar kreditimin për sulmin kibernetik.

Ai tha se një mostër ransomëare përfshinte gjithashtu tekstin: “Pse taksat tona duhet të shpenzohen për përfitimin e terroristëve të DURRESIT?”

Manza është një qytet në qarkun e Durrësit dhe është vendndodhja e një kampi ku rreth 3 mijë anëtarë të MEK janë lejuar të jetojnë që nga viti 2013 me kërkesë të SHBA dhe Kombeve të Bashkuara.

“Kjo është ndoshta përgjigja më e fortë publike ndaj një sulmi kibernetik që kemi parë ndonjëherë,” tha John Hultquist, zëvendëspresident i inteligjencës i Mandiant, pas njoftimit të Shqipërisë.

Ai shtoi se sulmi ishte “një kujtesë se edhe pse aktiviteti kibernetik më agresiv iranian është përgjithësisht i përqendruar në rajonin e Lindjes së Mesme, ai nuk është aspak i kufizuar vetëm aty”.

Hultquist paralajmëroi gjithashtu se kjo tregonte se sistemet kryesore kritike të qeverisë në vendet e NATO-s ishin “të cenueshme dhe të rrezikuara”. ©Marrë nga BBC, LAPSI.al



2 Comments

  1. Vendimi eshte shum ekstrem. Gabim qe Shqiperia pranoi nje organizat te till, qe u ngatarrua kit. Asnje tjeter nuk i merte persiper. Nuk ishin budallenj. Nga ana tjeter keta te Iranit i kan qir ropt, kushedi sa her jan kap me presh ne dore. E kishin dhjer me koh. Ngelem duke debuar dipllomat iranian. Dmth shtet bythqir si ai i xhaxhit qe i vret kundershtaret politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *