• |
ide | kryesore

Çmontohet banda shqiptare në Barcelonë/ “Shtëpi bari” në 4 rajone, 300 agjentë të përfshirë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndër hapësirat e tjera, trafikantët kishin marrë me qira një magazinë industriale në Lérida për të kultivuar drogën, destinacioni përfundimtar i së cilës ishte Evropa.

Një megaoperacion policor është zhvilluar nga Garda Civile në Spanjë për të shkatërruar një nga rrjetet më të mëdhenj, të angazhuar në kultivimin e kanabisit.

Sipas mediave spanjolle, mëngjesin e kësaj të mërkure pronari i një magazine industriale në Lérida zbuloi se ajo përdorej për të kultivuar marijuanë, nga një grup i përbërë nga 13 shqiptarë.

Pronari sipas burimeve nga hetimi për ABC, e kishte marrë me qira magazinën përmes një agjencie imobiliare dhe nuk ishte në dijeni se aty ndodhej një plantacion ‘indoor’ i marijuanës.

Qiraja ishte e ligjshme, por trafikantët, si zakonisht, kishin modifikuar godinën dhe sipas furnitorit të energjisë kostoja e vjedhjes së rrymës elektrike shkonë në 300,000 euro dëm për shtetin spanjoll, me grupin që ka shpenzuar energji të mjaftueshme për të furnizuar më shumë se 400 shtëpi.

Hetimet nisën nëntorin e kaluar, kur agjentët nga Komanda e Tarragonës filluan të gjurmonin organizatën. Hetuesit zbuluan se grupi i shqiptarëve kishte krijuar gjithsej gjashtë plantacione në katër provinca katalanase.

I ashtuquajturi operacion “Thunder” ka përfshirë dislokimin e 300 policëve, një duzine kërkimesh për të çmontuar organizatën që pas kultivimit të drogës në Katalonjë, me aksionin që u shpërnda edhe në vendet evropiane ku droga transportohej për të trefishuar vlerën e saj.

Policia ka sekuestruar 2500 bimë, 22 kilogramë kanabis në gjendje për t’u shitur dhe 50 mijë euro cash.

13 arrestimet përfaqësojnë një goditje të re për kultivimin e marijuanës në komunitet, i cili e ka kthyer Barcelonën në një nga fidanishtet kryesore në Evropë.

Në fakt, qershorin e kaluar, një operacion i përbashkët i Policisë Kombëtare dhe Gardës Civile rezultoi në kapjen e ngarkesë më të madhe deri më sot në Spanjë, plot 6 tonë drogë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *