• |
ide | kryesore

Emërimi i drejtorit të ri të policisë, reagon Alibeaj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
alibeaj



Pas zyrtarizmit me vendim qeverie të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, ku në vend të Gledis Nanos është caktuar Muhamet Rrumullaku, vjen një reagim nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Ky i fundit përmes një mesazhi në “Facebook” thekson se ndryshimet ne kupolën e Policisë janë thjesht makiazhi i radhës për të mbuluar dështimet.

“Ndryshimet ne kupolën e Policisë së Shtetit janë thjesht makiazhi i radhës për të mbuluar dështimin e plotë të kësaj qeverie në përballje me krimin e organizuar.
Kriminaliteti në shifra alarmante, lidhjet tashmë të faktuara të segmenteve të Policisë me bandat dhe implikimi i këtyre të fundit në procesin elektoral të 25 prillit është dëshmi e qartë se Edi Rama dhe qeveria e tij e kanë të pamundur të përballen dhe aq më tepër të luftojnë me krimin.

Lëvizjet e sotme në strukturën e Policisë si pjesë e riciklimit të figurave të vjetra qartas nuk mund të ndihmojnë në rikthimin e normalitetit të sigurisë në vend. Që mbi të gjitha është pjesë e vullnetit të munguar politik të kryeministrit dhe e hallkave që pengojnë luftën ndaj krimit dhe rikthimit të besimit të qytetarëve tek qetësia dhe rendi publik.”, shkruan Alibeaj.



35 Comments

  1. Lere policine por bashkoni forcat me Berishen ta shkallmojme nje here e mire kete sekt antishqiptar . Mos beni dopio loje , bashkojuni demokrateve dhe anti hajduteve te kesaj klase te ndyre mavi .

  2. Nese do flisni per deshtime duhen jave te tera per tja u permendur ju te pd qe e cuat vendin ne shkatrrim total

  3. Alibolja kshu me fal alibeaj juve i harruat ata te paaftet qe kishit ne krye te detyres ne kohen tuaj apo squhen ato

  4. suksese z. rrombullaku ne kete pozicion te ri dhe i themi qe mos te degjoj plehrat e opozites por te eci perpara

  5. Te gjithe keto te nevojtores dalin e pellasin kush ti bjere me shume ne sy ujkut plak qe te zene ndonje post nese ai vjen ndonjehere ne pushtet

  6. o e di i se cfare i duhet policise o nuk e di njeri moj hale po ku merr vesh ti , se ai ka qene drejtor te kontrrolli i brendshem dhe ankesat ndaj policise

  7. Opozita Murrizi 2
    Ka për detyrë të votojë ligjet e ps
    Dmth per cdo vendim të qeverisë të tunde kokën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *