• |
ide | kryesore

Haaland, ‘përbindëshi’ norvegjezi i Manchester City: rekordi i sulmuesit, gol çdo 54 minuta

-Instant, Sport
pro-Real



Revanshi i Guardiolës, tani edhe Pep ka golashënuesin e tij. Nuk ka më falso nueve apo ide në limit të së çuditshmes, Erling Haaland e ka rikthyer trajnerin spanjoll në “tokë” dhe Manchester City tashmë është i frikshëm. Aty ku nuk ia doli Zlatan Ibrahimovic në kohën e Barcelonës, po e arrin sulmuesi i ri norvegjez në Angli me trajnerin katalanas. Një impakt shkatërrues në botën e Citizens për ish-sulmuesin e Borussia Dortmund, mjaftojnë numrat për ta shpjeguar: 12 gola në 8 ndeshje, një gol në çdo 54′ të luajtur.

Haaland ka thyer tabunë e numrit 9 për Guardiolën dhe rezultatet janë në sytë e të gjithëve: 22-vjeçari norvegjez ka shënuar tashmë dy trigolësh dhe dy dygolësha. Nuk është aq shumë në zemër të lojës, por biondi gati dy metra e ka aftësinë të gjendet gjithmonë në vendin dhe kohën e duhur, në zonën e kundërshtarit. E ka shpjeguar edhe Guardiola: “Ai ka një sens të jashtëzakonshëm goli”.

STATISTIKAT
Erling Haaland mbrëmë u bë lojtari më i ri që ka arritur 25 gola në Champions League.
Ndër lojtarët që kanë luajtur të paktën 20 ndeshje në Ligën e Kampionëve që nga viti 2019/20 (data e debutimit të tij në kompeticion), Haaland është ai që ka minutat më të mira mesatare të golave (një në çdo 61 minuta).
Duhet shtuar se ai është lojtari më i shpejtë në historinë e Premier League për të arritur 10 gola.
E se ai është lojtari i parë në historinë e Manchester City që shënon si në debutimin e tij në Premier League ashtu edhe në debutimin e tij në Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *