• |
ide | kryesore

Mjeku që që operoi Pogba, kritikon zgjedhjen: “Terapia konservative e përkeqësoi situatën”

-Instant, Sport, Video



Roberto Rossi, specialist i ortopedisë dhe traumatologjisë, kryemjeku në spitalin Mauriziano në Torino, profesor i rregullt në Universitetin e Torinos dhe konsulent i Juventusit, është kirurgu që operoi Paul Pogba të hënën. Në një intervistë për TuttoSport, ai ka bërë një bilanc të situatës: “Dëmtimi i meniskut të jashtëm ishte kompleks sepse indi ishte i fragmentuar – shpjegoi ai – Terapia konservative? Le të themi që nuk funksionoi. Përkundrazi, dëmtimi u përkeqësua. Në akord edhe me mjekët e Juventusit ne kemi evidentuar në tetë javë kohën e nevojshme që Pogba t’i bashkohet ekipit dhe të rikthehet në stërvitje në grup. Kjo është koha e parashikuar, pastaj duhet të vlerësohen kushtet dhe reagimet kur të fillojë të sforcohet”.

“Edhe sikur të kishim dashur të bënim një qepje të meniskut të thyer, nuk kishte kushte për ta bërë atë: nuk ishte më i riparueshëm. Mund të ndërhynim vetëm me një meniskektomi – shtoi kirurgu -. Për më tepër, lojtari ishte vizituar ndërkohë nga dy mjeshtra të sektorit, një konsulencë direkt në Shtetet e Bashkuara dhe një tjetër në Francë: në të dyja rastet kirurgët kishin sugjeruar një ndërhyrje”.

Tani menjëherë nis rehabilitimi. “Fillon me aktivitet zinxhir të mbyllur kinetik. Do të thotë, do të përdorë muskulaturën e nevojshme për gjurin, por do ta bëjë këtë me gjurin e shtrirë, duke mos e përkulur këmbën. Më pas, bazuar në reaktivitetin e gjurit, pavarësisht nëse do të ndjejë apo jo dhimbje dhe nëse nuk do të ketë ënjtje, do të kalojmë në aktivitetin e zinxhirit të hapur kinetik: do të punojmë në muskujt që i shërbejnë gjurit dhe do të mund ta përkulim atë. Padyshim që do të jetë një procedurë më e sikletshme. Pastaj kalohet në fazën finale me rikuperimin në fushë. Lojtari do të vlerësohet në baza javore”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *