• |
ide | kryesore

Muhamet Rrumbullaku emërohet Drejtor i Policisë së Shtetit

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një komunikim për media, ministri Bledi Çuçi ka konfirmuar drejtorin e ri të policisë, Muhamet Rrumbullaku.

“Sot këshilli i ministrave të Policisë së Shtetit që ka mbajtur shumë detyra, i vlerësuar në çdo pozicion që ka qenë dhe i vlerësuar edhe në pozicionin që ka mbajtur, është drejtori që reformoi agjencinë dhe rezultatet e Reformës po ndihen. Zoti Rrumbullaku mban gradën e drejtuesit të parë dhe plotëson kushtet për të qenë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Në orën 16: 00 do të bëjmë një prezantim të gjerë të zotit Rrumbullaku, por ashtu edhe të drejtoreshës së re të IKMT-së”, tha Çuçi.

Muhamet Rrumbullaku është diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010. Nga viti 2019 deri më 2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Prej 24 marsit të këtij viti, ai mbante postin e Drejtorit të Mbikëqyrjes Policore, të cilin e dorëzoi disa ditë më parë dhe aktualisht mbahet nga Ardi Veliu.



4 Comments

  1. Me emerimin e anetarit te grupit Ciftelia si Drejtor i Pergjithshem i Polocise, Trekendeshi i Bermudes duhet ti dhuroje znj. KIM nje “Cifteli” dhe mundesisht te pozoje ne Surrel ne lokalin ku grupi Pozonte, Gezonte dhe Dhjamosej nen sponsorizimin dhe shoqerine e vresesit te Komisarit te Policise….. ne mungese te vrasesit znj. Kim te pozoje me te vallain e tij ish deputen dhe Ramen si shefi i Madh i Krimit.

    1. “Do të çoj në qeli klanin e Zemunit, do të arrestoj dhe dënoj, pastaj do t’ju marr edhe paratë e trafiqeve dhe korrupsionit Nanos dhe grupit të tij”-tha Berisha, dhe asgjë nuk bëri. Ndërkohë vendi zhytej në krime, trafiqe, korrupsion, gjithçka ishte piramidë e pastër korruptive. Shteti që la Sali Berisha në 2013, ishte një katastrofë. Me borxhe, me vepra të nisura dhe panisura, me para të zhvatura nga tendera të pabërë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *