• |
ide | kryesore

Presidenti italian viziton nesër Shqipërinë, zbardhet axhenda

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella do të vijë nesër në Shqipëri, në një vizitë zyrtare. Ai do të pritet nga Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj në godinën e Brigadave në Tiranë. Në fund të takimit, dy krerët e shteteve do të japin deklarata për shtyp.

Vizita do të vijojë me bisedën me kryeministrin Edi Rama ndërsa pasdite Mattarella do të vizitojë Shkollën Italiane të Tiranës i shoqëruar nga Presidenti i Shoqatës “Dante Alighieri”, Andrea Riccardi dhe bashkëthemeluesja e shkollës Concetta Marotta. Pas përfundimit, kreu i shtetit italian do të pritet në godinën e Kuvendit nga kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla. Vizita do të mbyllet me një takim me një përfaqësues të komunitetit italian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *