• |
ide | kryesore

Putin ndaj Perëndimit: Sanksionet që na vendosët do të shkatërrojnë jetën evropiane

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti rus, Vladimir Putin ka dënuar sanksionet perëndimore të vendosura për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, duke i etiketuar sanksionet si ethe që përbëjnë një kërcënim serioz për të gjithë botën.

Në një fjalim në një forum ekonomik në Vladivostok, Putin tha se Rusia po përballej me “agresionin” ekonomik të Perëndimit. Presidenti rus paralajmëroi se cilësia e jetës për evropianët po sakrifikohej ndaj sanksioneve, ndërsa vendet më të varfra po humbasin aksesin në ushqim, shkruan BBC.

Ai tha gjithashtu se Evropa po mashtronte vendet e varfra në lidhje me grurin në Ukrainë. Për muaj të tërë portet detare të Ukrainës u bllokuan nga forcat ruse, por që kur eksportet rifilluan në fillim të gushtit, lideri rus pohoi se vetëm dy anije me grurë kishin shkuar në Afrikë.

Ai tha se dëshiron të diskutojë rishikimin e marrëveshjes për eksportet e grurit me Ukrainën.

Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt. Deri më tani Rusia ka pushtuar rreth një të pestën e territorit ukrainas. Gjashtë muaj më vonë, Rusia është larguar nga zonat përreth Kievit dhe veriut dhe po përballet me një kundërofensivë ukrainase në jug dhe lindje.

Vendet perëndimore iu përgjigjën luftës duke vendosur sanksione ndaj një numri të madh individësh, biznesesh dhe ndërmarrjesh shtetërore ruse.

Bashkimi Evropian ka kërkuar të shkurtojë varësinë e tij nga gazi dhe nafta ruse, me Moskën që ka mbyllur tubacionin kryesor të gazit Nord Stream 1 për Gjermaninë, duke e fajësuar atë për çështje teknike.
Çmimet e energjisë janë rritur dhe ministrat e BE-së takohen të premten për t’iu përgjigjur krizës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *