• |
ide | kryesore

Qeveria merr vendimin/ Policia mund të bëjë edhe shërbime me pagesë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit do të ofrojë shërbime me pagesë edhe për sektorin privat dhe mund të ruajë edhe për 3 muaj kundrejt pagesës persona juridikë që mendojnë se janë në rrezik. Ky vendim është marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që ka bërë ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit.

Sipas vendimit “Policia e Shtetit mund të ofrojë shërbime shtesë kundrejt pagesës për persona juridikë e fizikë, publikë ose privatë, në bazë të kërkesës së tyre, për mbështetje në zhvillimin e aktiviteteve kulturore, kombëtare dhe ndërkombëtare, si: panaire, ekspozita, teatro, koncerte, shfaqje, festivale të ndryshme, në mjedise të hapura dhe të mbyllura publike, si dhe gjatë zhvillimit të aktiviteteve sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, në rastet kur organizatorët e këtyre aktiviteteve nuk janë pajisur me vërtetim sigurie nga Policia e Shtetit me sigurimin fizik privat, për të ruajtur sigurinë brenda perimetrit të zhvillimit të aktivitetit”.

Do të lejohet tashmë vënia në përdorim e uniformës së Policisë së Shtetit, armëve me fishekë manovre, pajisjeve të tjera, mjeteve të loguara policore dhe ambienteve, në fushën e kinematografisë apo zhvillimit të xhirimeve filmike.

Kundrejt pagesës policia mund të angazhohet në shoqërimin e automjeteve që transportojnë mallra të rrezikshme, në rastin e kushteve shtesë të sigurisë, të mjeteve jashtë norme dhe transporteve në kushtet jonormale.

Efektivët e policisë mund të angazhohen në ruajtjen dhe sigurimin e përkohshëm për një periudhë deri në 3 muaj ndaj personave juridikë publikë me rëndësi strategjike, aktiviteti i të cilëve vlerësohet në rrezik, si dhe ndaj personave juridikë privatë që kanë përfituar statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.

Ligji ka parashikuar edhe tarifat për të gjitha shërbimet.

“Subjektet juridike e fizike, publike ose private, që kanë nevojë për shërbime policie shtesë, paraqesin kërkesë të argumentuar on-line nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-albania”, jo më vonë se tri ditë përpara datës së shërbimit të kërkuar.

Pas vlerësimit të kërkesës, brenda 48 (dyzet e tetë) orëve, subjektit i kthehet përgjigje on-line nëpërmjet portalit unik qeveritar “e- Albania” për miratimin ose refuzimin e kërkesës dhe i dërgohet kontrata e ofrimit të shërbimit, e cila nënshkruhet nga titullari i njësisë shpenzuese, që ofron shërbimin.

Të ardhurat, që realizohen nga kryerja e shërbimeve shtesë të përcaktuara në këtë vendim, përdoren në masën 90% nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe trajtohen si të ardhura jashtë limitit me qëllim përdorimin e tyre për të përballuar mbulimin e shpenzimeve të kryera për ofrimin e shërbimit, sipas këtij vendimi, dhe 10% derdhen në buxhetin e shtetit. Këto të ardhura nuk mund të përdoren në asnjë rast për shpërblim” – thuhet në ligjin e miratuar. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. hahaha dmth personi fizik apo juridik Olsi Rama tani e tutje mund te ruhet nga forcat speciale te policise (me taksat tona), vetem qe mos t’ja shkerdhejne robt kundershtaret?🤔🤔

  2. Cfare ndodh nese personi me kete eskorte policie shkel ligjin???? Do konfrontohen koleget e policies me koleget e tjere qe mbrojne individin? Ne cfare vendi tjeter zbatohet ky ligj?

  3. A do lirohet polici qe ishte roja i Martinajt ne kuader te ketij ligji?!

    Boset e mafias te regjistruar biznesmene apo investitore tani i mbron me ligj policia, ndaj edhe Rrumbullaku i Policise se Shtetit nuk do kete shume pune dhe do te korre “suksese” ne 100 dite…

    1. Hajde shtet hajde ka polici private(sycurit) por ama ka dhe polici shterore private qe te ruan kur ke probleme me pocin e shtetit ose organet gjyqesore,prokurorin.
      Kesaj i thone te q….fsha mendjen o shtet qe ke bere gjithe ato ligje qe nuk te hyn ne pune se ta dhjet Palikari me nje VKM .
      Pra perfundimisht Palikari do hedhe policin e shtetit kunder policise se shtetit privat,dmth shqiptaret kunder shqiptarve ,filmi shtigje lufte😂😂😂😂😂

    2. PER SHEMBULL MUND TE SHOQEROJE TRANSPORTUESIT E DROGES MUND TE RUJ PARCELAT E HASHASHIT ETJ ETJ KA PLOT PUNE POLICIA.

      1. Tamam si ushtria private e Putinit Wagner!!!! Dmth Rama tani do ketë polici private dhe dihet si do shkojnë gjërat.Do bëni punët e mia dhe do paguheni mirë nga taksat e shqiptarëve!!! Dhe ata që si ka me vete dhe që kanë pasë mbrojtje nga policia e shtetit tani i rregullon mirë policia private e Ramës!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *