• |
ide | kryesore

Qeveria nxjerr vendimin: Shteti do të konfiskojë ndërtimet pa leje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim me anë të cilës synon t’u konfiskojë ndërtimet pa leje, qytetarëve apo ndërtuesve, të cilët i kanë zhvilluar këto objekte qoftë edhe jashtë planit me qëllim për t’i legalizuar ato më pas.

Zv.kryeministrja, Belinda Balluku tha se objekt VKM-së do te jene edhe katet shtesë të pallateve të cilat janë ndërtuar jashtë planit. Ato do konfiskohen dhe do përdoren nga shteti për zyra apo në ndihmë të komunitetit.

Për ndërtuesit do ketë tre opsione, blerja e këtyre kateve shtesë, apo falja e tyre ndaj shtetit, ose rasti me ekstrem është konfiskimi. Ky vendim sipas zv.kryeministres do të ketë fuqi edhe për objektet që janë ndërtuar më parë dhe për ndërtimet që janë në proces.

“Akti në ditë në vazhdim do të ketë të tjera komunikime. Ka të bëjë me ndërtesat pa leje, siç ka një trend për ndërtimin e shtesave mbi lejet që ka dhënë bashkia. Ky trend ka një sjellje, që leja është me 7 kate, bëhen me 3 kate të tjera shtesë. Këto nuk do tolerohen më, do konfiskohen dhe do të merren për përdorim publik. Ky është proces i gjatë dhe që ka për qëllim dekurajimin e kompanive ndërtuese.

Për çdo ndërtesë që ka shkelur lejen apo që ka ndërtuar pa leje do ketë investigim edhe për institucionet që kanë për detyrë të mintorojnë u kanë kaluar këto ndërtime nën hundën e tyre.

S’do ketë tolerancë për ndërtuesit. Ndërtuesi do i jepet mundësia të parablejë këto kate shtesë dhe do marrë gjobë! Ndërtuesi do i falë dhe e tjera është që ndërtuesi do u konfiskohet dhe do dërgohet për ndjekje penale”, tha Balluku.



6 Comments

  1. Nje menyre vjedhjeje . Mbas çdo propozimi fshiget nje mega vjedhje . Çfare duan te vjedhin kete nuk e di por jam i sigurt se duan te konfiskojne diçka . Ndoshta shtepite e fukarenjeve qe kane mbi 20 vjet te ndertuara ne menyre qe te ndertojne pallate . Nese i durojme akoma , te tjera vjedhje na presin .

  2. Duket sikur ky ligj eshte bere kastile per hotelet ne te gjith shqiperine . Gati 90% e hoteleve kane kate shtese jashte planit. Me kete projektligj ata do te detyrohen ti blejne ato kate shtese .
    Eshte ber keq per lek. Duhen mbushur arkat e shtetit.
    Tani disa do berasin se mire ju behet ketyre qe ndertojne pa leje , kurse disa te tjere do bertasin qe po na rrjepin e po na vjedhin.
    Pyetja qe mund te behet ne kete rast eshte, Po me ato objekte ( hotele) qe jane legalizuar tashme , qe u ndertuan ne nje toke te zanun, punuan per gati 20 vite pa letra , nuk paguanin asnje takse ne shtet , si do veprohet ?

  3. Mire qe keni vjedhur pa teklif ,sa te doni e si ti doni por problemi eshte se nuk keni te dendur o kurva te sektit mavi. Nje menyre tjeter per ta grabitur kete popull perseri . Ku doni ta çoni kete popull ? Çfare menxyrash te tjerash doni ti beni ?

  4. “Do të çoj në qeli klanin e Zemunit, do të arrestoj dhe dënoj, pastaj do t’ju marr edhe paratë e trafiqeve dhe korrupsionit Nanos dhe grupit të tij”-tha Berisha, dhe asgjë nuk bëri. Ndërkohë vendi zhytej në krime, trafiqe, korrupsion, gjithçka ishte piramidë e pastër korruptive. Shteti që la Sali Berisha në 2013, ishte një katastrofë. Me borxhe, me vepra të nisura dhe panisura, me para të zhvatura nga tendera të pabërë,lexo ligjin o kari i salih metaj,pastaj ha mut kot si gjithmone

  5. Sigurisht shtepite e fukarejve, se shtepite e pasanikeve qe kane zaptuar parkun e liqenit artificial tirane ju rruni bishtin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *