• |
ide | kryesore

Rama: Jo më policë të rrugores në akset kombëtare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama i ka lënë detyra drejtorit të ri të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, e një prej tyre ka të bëjë me policinë rrugore.

Rama kërkoi largimin e saj nga akset kombëtare dhe zëvendësimin me makinat inteligjente. Po kështu ai e cilësoi strukturën e krimit ekonomik në Policinë e Shtetit absurde dhe tha se duhet të rithemelohet dhe të merret me krimin financiar në shkallët e larta, me milionerët në shkallët e larta.

“Policia rrugore duhet të ikë nga pritat rutinë në rrugët kombëtare. Makinat inteligjente mund ta kryejnë funksionin, do mbyllet përfundimisht epoka e kontrollit të shpejtësisë me sy. Që sot policia rrugore do largohet nga të gjitha pritat në rrugët kombëtare. Policia kriminale duhet të ristrukturohet tërësisht. 

Kemi fituar avantazhe të rëndësishme në terrenin e luftës me krimit dhe nuk mund të vihet në pikëpyetje. 

Krimi Ekonomik në Policinë e Shtetit, struktura më absurde, më joeficente, më kokëforta përballë çdo përpjekje për ndryshim që është bërë. Ka kaluar nga parazitizmi në aktivitet banditesk, kështu që duhet të rithemelohet, të merret me krimin financiar, në shkallët e larta, me milionerët në shkallët e larta, jo si kategori, por ata që janë problem, aty ku dhe biznesi ndërvepron me politikën dhe jo të dalë për gjah, adresë më adresë e biznes më biznes”, deklaroi Rama.



32 Comments

  1. E degjenerove kete vend ne gjithçka dhe tani kerkon te mbledhesh kripen e rene ne uje . O kurve e mori ferra uraten , largimi yt eshte zgjidhja .

  2. Beacvo. Levizje e vonuar por e drejte. Taksidaret e Gjirokastres i ke cdo 5 km nga tp gj. Nje bande e vertete qe nuk lene makine pa ndaluar dhe kerkojne hapur leke.

  3. Ketej na thua se ky vit eshte me i miri ne keto 30 vite eketej e bere policine lecke dhe lecke eshte me te vertete . Problemi eshte ke Rame te besojme ate qe na trgon arritjet imagjinare apo ate qe na tregon realitetin e pist . Je i paarritshem ne gebelsizem , show dhe patronazhizem .

    1. Pasi EU e SHBA ja zbythen Amnistine fiskale dhe Pashaportat e arta, keshilltaret falas te tony blair i paskan keshilluar qe nese ka rene keq per para, tu tregoje dhembet pasanikeve legale permes makines policore shteterore.

    2. Krejt janë fajtor vetë ky derrrrrrrrrrrr është qelibar he corona ja martë shpirtin e të mar lirshëm frymarje populli shqiptar

  4. Jeleqet e verdha kane qene gangrena e ketij vendi. E pakuptimte absurde. Bande me uniforme qe kerkonin, dhe kompromentoheshin me leke.

    1. E gjetet armikun! Ju lumte! Tani do lulezoje Shqiperia!

      Peshku qelbet nga koka o zoterinj patronazhiste socialiste a c´dreq jeni ju.

  5. Kjo eshte dicka shume e mire se shume police dhe mund te korruptoheshin kurse tani cdo gje eshte me fakte smund te shpetoj asnje

  6. Prezenca e policise ne rruge, vend e pavend, te fshehur me shume se rregull ne trafic krijojne panik stres artificial te drejtuesit e mjeteve. Per me shume nje pjese e keyre policeve, me vendin ku zgjedhin te rrine ne kontroll rezikojme hapur jeten e tyre dhe te drejtuesve te mjeteve.
    Ne asnje vend te botes nuk eshte kjo prani policore ne rruge. Dukemi si vend ne lufte.

    1. Po kush iu dha urdher ketyre policeve qe te dalin neper akset rrugore??

      A behet ndonje gje atje pa urdherin e ER?

      Show dhe propagande, kjo ka qene dhe eshte politika e liderit global.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *