• |
ide | kryesore

Rama për situatën në policinë e shtetit: 29 ish-shefa dhe një drejtor janë dënuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp, foli mbi gjendjen në të cilën gjendet sot policia e shtetit.

Ai u shpreh se ka ende shumë punë për të bërë, ndërsa zbuloi se 29 punonjës policie, 19 prej të cilëve ish-shefa dhe një drejtor, janë dënuar me burg.

“Edhe pse muajt e fundit kanë marrë një hov të paudhët dhe paudhësitë brenda llojit në polici, hov që duhet prerë sa më parë me disiplinë ushtarake.

Po ju them diçka që se di askush. Falë angazhimit dhe drejtimit profesional të Agjencisë së Mbikqyrjes nga drejtori i ri i Përgjithshëm i policisë nga janari në qershor janë dënuar me burg 29 punonjës dhe shtëpie arrest 31 të tjerë. 12 të ndëshkuar janë ish-shefa komisariatesh edhe një drejtor. Prerja e drurëve të shtrembër është pjesë e pandashme e fuqizimit të policisë. Ky është një standard i ri, i pamendueshëm deri pak vite më parë që e ka sjellë pikërisht një politikë e re me policinë e shtetit që nga rekrutimi prej kohësh pa parti, krushqi e rryshfet, tek shkollimi i rikthyer e deri tek trajnimi e monitorimi i punonjësve të policisë.

Paga ka ardhur koha të rriten sërish e do të rriten menjëherë, sidomos për nivelin bazë. Por thënë kjo do të thotë në thelb se pavarësisht se ç’thuhet e gjithmonë do të thuhet për fat të keq, nuk ka pasur kurrë në historinë e policisë një raport si ky që kemi vendosur me policinë. Raport respekti, besimi, i bazuar tek mbështetja e plotë politike e të gjithë drejtuesve të Përgjithshëm të policisë. Ky është fakt. Siç është që ka drurë të shtrembër të cilët kanë rënë në sy sidomos së fundmi, që duhen prerë dhe ka akoma shumë rrugë për të bërë drejtë majës që duam të ngjisim këtë trup në shërbim të qytetarëve”, tha Rama.



20 Comments

  1. Epo ta shohin qe drejtesia esht njejt per tgjith ska mik stermik njoh kte ate dhe rama ate po ben po anon nga e drejta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *