• |
ide | kryesore

Rama: Sulmi kibernetik nga Irani, ambasada ka 24 orë kohë të largohet nga vendi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama deklaroi se pas sulmit kinbernetik që paralizoi sistemet online, ishte sulm shtetëror nga Republika Islamike e Iranit.

Ai tha se diplomatëve do iu duhet 24 orë që të lënë vendin.

“Ta dashur bashkëqytetarë!

Në 15 korrikun e shkuar vendi ynë u bë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik, i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, paralizimin e shërbimeve publike, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare. Sulmi nuk ia arriti qëllimit. Krahasimisht me objektivat e agresorit, dëmet mund të konsiderohen të vogla. Sistemet u rivunë të gjitha në punë dhe asgjë nuk u zhduk pa kthim.

Për javë të tëra u punua paralelisht, ditë-natë, qoftë për rivënien e të gjitha sistemeve në punë, qoftë për hetimin e thellë për gjetjen e agresorit. Në bashkëpunim me agjenci të specializuara partnere të anti-terrorit digjital, të cilat sollën në Tiranë skuadrat e tyre, u arrit të zbulohej fillimisht, pa asnjë hije dyshimi, se sulmi i 15 korrikut mbi Shqipërinë nuk ishte një operacion individësh apo grupesh të pavarura në botën e krimit të organizuar kibernetik, por një agresion shtetëror. Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakundërshtueshme, se agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë. Ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar, autor apo bashkëautor i sulmeve të mëparshme kibernetike mbi Izraelin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara, Kuvajtin dhe Qipron.

Ne kemi informuar aleatët tanë strategjikë, vendet partnere të NATO-s dhe disa vende të tjera mike, me të cilat kemi ndarë edhe rezultatet e pakundërshtueshme të hetimit që provon burimin e agresionit ndaj vendit tonë.

Nisur nga sa më lart Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt te menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike te Iranit. Ky vendim i është bere i ditur me note zyrtare Ambasadës se Republikës Islamike te Iranit, te cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë i te gjithe personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, pershfire edhe personelin e sigurise.

Kjo mase ekstreme, aspak e deshiruar po krejtësisht e detyruar, eshte ne proporcion te plotë me seriozitetin dhe rrezikshmërinë e sulmit kibernetik, i cili kërcënoi paralizimin e shërbimeve publike, fshirjen e sistemeve dhe grabitjen e të dhënave shtetërore, vjedhjen e komunikimeve elektronike brenda sistemit qeveritar dhe nxitjen e pasigurisë e të kaosit në vend.

Dështimi i këtij sulmi masiv mbi vendin tonë, falë rezistencës së sistemeve që kemi ngritur dhe ndihmës së grupeve speciale që na u bashkuan në këtë luftë, nuk është fundi i kërcënimit kibernetik, po thjeshtë prova se tanimë edhe Shqipëria ka hyrë falë zhvillimit digjital në hartën e gjerë të luftës për sigurinë kibernetike. Por lajmi i mirë është se ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë e si duhet ta bëjmë për të mos na prekur dot askush, ashtu siç dimë edhe se do t’i bëjmë siç duhet gjërat e duhura, sepse kemi partnerët e duhur.

Faleminderit!”, tha Rama.



51 Comments

  1. grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare jan nje dem i rende per cdo shtet te botes

    1. Kane shpetuar mire me kaq keta byth zinjte e iranit se duhet te vareshin ke sheshi skenderbej per vjedhjet e te dhenave personale e shume gjera te tjera

    2. Kjo histori eshte si “bomba” ambasades sovjetike. Duket nga sufllaqet qe po shkerdhehen dysh sot neper komente/parrulla.

    3. Elsa,Tosi, Rei, Ymer Ervin, Rei, Koli, Miri,Titi, Blerim, Luan, Roi, Tosi, Enkel, Fatik, Islam, Fredi, Noku,Nazim, Olsa, Ademi, Fredi, Klaus, Skenderi, Ergi, Dritan, Mondi, FatjonIgli, Klodi, Poli, Dario, Arber, Qazim, Elton, Ana, Era, Landi thotë:

      edhe atehere kur kauza eshte e drejte, komentet tuaja ndysin forumin, pisa Valiaj nuk di ku te hedhe paret..

  2. Irani eshte nje shtet i cili ka shkatruar vetveten se ka problem ti bej keto gjera dhe shteteve te cilat mban mardhenje diplomatike

  3. si paskemi njoft kta thropat paskan dasht me na vjedh te dhenat , edhe ne pubg si gerrdupa bojn dun me te vjedh accountin

  4. Edhe Uganda do te na i vjedhe te dhenat, me kete sistem qe kemi ne. Ky kot bertet se nuk besoj te jete as Irani dhe askush tjeter pervec “specialisteve” te tipit patronazhiste, rroga, targa, telefona etj etj. Kjo sa per info.
    Qe ky eshte dru i shtremet dihet.
    O loqe kredencialet i ka presidenti per diplomatet e huaj dhe jo ti o KAR-O-MINISTER
    Duhet te flase ai perpara teje o LOQE-EEEEEEEEEEEEEEEE

  5. Grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare pasi jan problem kryesore te cdo shteti pasi shperndajn informacjone private te cdo qytetare

    1. Operacioni (ndrehyrja e shtetit per te mbrojtur te dhenat) perfundoi me sukses. Pacienti vdiq (te dhenat e shqiptareve qe duhej te ishin te rruajtura, dolen ne shesh)
      Perpara per fitorje te reja!

  6. Ate e bere ti o kurve per te zhdukur dokumentat e tenderave te tu dhe te gjitha vjedhjet e tjera .
    Kujton se ne hame bar ? Ndoshta por ti do hash karin mare e prapsht o pallosh

  7. Thirrje gjithe popullit qe te protestojme para kryeministrise per qendrimin e iranianeve ne shqiperi. SB

  8. Si rrace minjsh jane ato qe shumohen cdo muaj , e mira do ishte te iknik edhe ata tjerit po gjynaf se jane ne lufte

  9. Tu shofte fara e Edi Rama, mir qe po vjedh e shkaterron Shqiperine, por tani po na prish me mardhenier me shtetet e tjera.
    Kush je ti mo klysh kurve qe guxoke me prish mardheniet me shtetet e tjera!!!
    I teket trapi ktit palloshit dhe neser mer vendim dhe i kerkon dhe BE dhe Amerikes te largohen nga Shqiperia.

  10. Skishim dyshime qe qeveria do i jepte zgjidhje ketij problemi duke gjetur agresorin e duke i dhen denimin eduhur

  11. Shum veprim i keq nga ana e Iraneve por fatmiresisht u kap shpejt ne kohe nga qeveria jone dhe shyqyr qe po i deboni

  12. Fakti qe eshte organizuar nga grupe te kontrolluara ne shteti iranian e ben edhe me serioze situaten. Pas nje akti te tille nuk ka se si te kete me mardhenie

  13. Thuaj shyqyr qe u kap ne kohe se kushedi per ca do ishin perdor ato te dhena. Besoj se ka sherbyer edhe si nje shtyre per tu forcuar masat e sigurise te e-albania

  14. Nese ti si shtet strehon grupe terroriste dhe i trajnon qe nje dite te bukur “Daj Sami” ti dergoje per te filluar “kryengritjen” ne Iran, ashtu sic beri me ISIS, e Al Nusra e te tjera organizata kriminale, ne Siri, Libi, e gjetke atehere Irani ka te drejte te kunderveproje. Akti armiqesor ka nisur nga ana e Shqiperise duke strehuar terroriste te cilet kane qellim rrezimin me dhune te qeverise Iraniane.

    Me thoni ju kam rixha, c’pune ka Shqiperia te nderhyje ne perplasjet e ShBA e Israelit me Iranin? Ska pune fare.

    Por me politikane zgjebsa te korruptuar gjer ne palce si puna e Berishes i cili qe i pari qe nenshkroi mareveshjen me ShBA per te strehuar Muxhahedinet ne Shqiperi (nderkohe qe asnje shtet tjeter nuk i pranonte) dhe ata pasi e perdoren mire e hodhen si limon te shtrydhur.
    Edhe ky gjatoshi eshte i korruptuar deri ne palce dhe e hedh vallen si ta urdherojne.

    Irani eshte shtet i rendesishem, me siperfaqe e popullsi te madhe dhe me nje tradite te lashte perandorake, e kulturore.

    Shqiperia si nje shtet i vogel nuk ka asnje interes te kete maredhenie armiqesore me Iranin, sidomos kur behen me katolik se papa, dmth me armiqesor se edhe vete ShBA karshi Iranit. Por nga ndyresira te tilla qe na qeverisin me demek, nuk ke c’pret ndonje gje te hajrit por vetem habere vakish.

    Ceshtja behet akoma me serioze po te kemi parasysh perplasjen ne permasa globale qe ka nisur ndermjet Perendimit (ShBA e BE) dhe Lindjes (Rusi, Kine, Indi).

    Me kujtohet fjala e Pater Anton Harapit kur u be nje nga Regjentet diku nga fundi i luftes se dyte boterore, qe thoshte “kolt ma te medhenj te botes po perplasen me shkelma si kurre me pare, e ne mizave te vogla ska c’na duhet te futemi ne mes tyre se mund te hame ndonje shkelm e behemi cope”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *