• |
ide | kryesore

Shiste mallra të kontrabanduara, arrestohet 47-vjeçari në Korçë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 47-vjeçar i cili ushtronte aktivitetin në një lokal të paregjistruar në organet tatimore është vënë në prangat e policisë. Gjatë kontrollit në këtë subjekt u gjetën produkte të dyshuara të kontrabanduara, të cilat tregtoheshin duke fshehur të ardhurat.

“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 47 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore, të papajisur me kasë fiskale”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, njofton policia.

47-vjeçari ushtronte aktivitetin në lokal, pa dokumentacionin përkatës dhe pa kasën fiskale. Gjithashtu, në një nga ambientet e lokalit u gjetën produkte kozmetike, me mbishkrime në gjuhën greke, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.



1 Comment

  1. Ky po qe bashke me shitesit e misrave te pjekur renuan tatimet dhe buxhetin. Bravo policia! Nuk e kuptoj pse mediat meren me taxine e KM, Air Albania, jo po s’ka dorezuar tre vjet bilancet, jo po s’ka deklaruar pronaret perfitues etj, etj. Edhe duan shtet ligjor, edhe duan konkurence te drejte, dhe prape luftojne policine si te politizuar, tatimet qe i grijne me gjoba vipat e misrave te pjekur. Lerini llafet doni SHTET apo jo? E po t’a doni atehere bravo qe Lali i griu fshataret qe shesin rrugeve ( vipat e sallates), librashitesit e rruges, shitesit e farave te lulediellit etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *