• |
ide | kryesore

Stuhi te Chelsea: Tuchel shkarkohet pas humbjes në Zagreb

-Instant, Sport



E befasishme në Londër: Thomas Tuchel nuk është më trajneri i Chelsea. Tekniku gjerman që i dhuroi Championsin e fundit londinezëve paguan kështu dështimin e pabesueshëm në Zagreb përballë Dinamos, në debutimin europian të Blues. Klubi londinez ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të rezultateve të dobta në këtë fillim sezoni, kulmuar me humbjen në ndeshjen e parë të Champions League ndaj Dinamos së Zagrebit. Në Premier League, në gjashtë javët e para, Blues pësuan dy humbje që kishin rënduar më parë bilancin e trajnerit gjerman, me vendin e gjashtë me 10 pikë. Në komunikatën e klubit lexohet: “Pronësia e re pas 100 ditësh mendon se është momenti i duhur për të ndryshuar drejtimin teknik”. Ende top secret emri i pasuesit.

KOMUNIKATA E KLUBIT
“Në emër të gjithë FC Chelsea, Klubi dëshiron të falënderojë Thomas dhe stafin e tij për të gjitha përpjekjet e tyre gjatë kohës së tyre me Klubin. Thomas do të ketë me të drejtë një vend në historinë e Chelsea pasi fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe Botërorin e Klubeve gjatë qëndrimit të tij këtu”.

49-vjeçari u ul në stolin e Chelsea në janar të vitit 2021 ndërsa arriti të drejtonte skuadrën në një sukses të madh si triumfi në Champions League në sezonin 2020-2021 ndërsa ia doli të siguronte edhe trofeun e SuperKupës së Europës dhe Botërorit për Klube. Duhet thënë se këtë sezon klubi i Chelsea-t shpenzoi 300 milionë euro për të sjellë në skuadër elementët që kërkoi Thomas Tuchel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *