• |
ide | kryesore

Tentoi të vriste një person një vit më parë, vihet në pranga 26-vjeçari në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 26-vjeçar është vënë në pranga pasi tentoi të vriste një person në vitin 2021 në bashkëpunim me vëllanë e tij, i cili vijon të jetë në arrati. I riu është vëllai i Klajdi Kodrës, autori i plagosjes së Reginaldo Kaçorrit në maj të vitit 2021 tek Komuna e Parisit, në Tiranë. Arrestimi u bë pas shkëmbimit të informacionit mes Komisariati 2 Tiranë dhe Policisë Kufitare. Ai është kapur në doganë në përpjekje për të kaluar kufirin mbrëmjen e kaluar.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit“. Gjithashtu, në ngarkim të tij u referuan materialet shtesë në Prokurori, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *