• |
ide | kryesore

Video / Champions: Ajax poker ndaj Rangers dhe paralajmëron rivalët. Eintracht thyhet nga Sporting

F1, Sport



Ajax Amsterdam ka korrur një fitore të thellë sot në Ligën e Kampioneve përballë Rangers. 4-0 ka fituar skuadra holandeze në ndeshjen hapëse të Grupit A në këtë kompeticion.

Skocezët u mposhtën lehtësisht nga Ajax, me holandezët që shënuan 3 herë në pjesën e parë me Alvarez, Berghuis, Kudus. Goli i katërt për Ajax u realizua në pjesën e dytë nga Bergwijn, duke vulosur krejt takimin.

Për sa i takon sfidës tjetër, Eintracht Frankfurt ka befasuar jo pak ndërsa është mundur 3-0 nga Sporting. Skuadra gjermane pritej me shumë interes në Champions League pas triumfit në Ligën e Europës sezonin e kaluar. Por ajo që ndodhi në këtë takim tregoi një skuadër të dorëzuar përballë portugezëve cinikë të cilët morën një sukses shumë të rëndësishëm në ndeshjen e parë të Grupit D.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *