• |
ide | kryesore

Video/ Napoli fantastiko-shkencor, turpëron Liverpool me poker: Bayern dominon Interin në San Siro

-Instant, F1, Sport, Video



Bayern nuk zhgënjen pritshmëritë dhe ruan rekordin e fitoreve në debutim, edhe pas ndeshjes në San Siro kundër Inter. Zikaltrit dorëzohen përpara supremacisë bavareze në të gjitha statistikat, përfshirë golat: vendosi Sane e autogoli i D’Ambrosios. Befasinë e madhe të mbrëmjes së Champions megjithatë e shkaktoi Napoli, me një poker ndaj Liverpool, që lëkund fort Klopp. Cështja është se edhe Ajax fiton dhe bind, duke u dërguar një mesazh të fortë Liverpoolit dhe Napolit: për kualifikimin në 1/16 e Champions League, në grupin A, janë edhe holandezët. Rangers në fakt janë të mposhtur me një 4-0 të fuqishëm në Amsterdam Arena: Alvarez, Berghuis, Kudus dhe Bergëijn shënuan. U mposht edhe fituesi i Europa Leagues së fundit: në grupin e Tottenhamit, Sporting mundi 3-0 një Eintracht të dobët.

GRUPI A
Napoli masakroi Liverpool duke vënë përfund nënkampionët e Evropës 4-1 në debutimin në Champions League 2022/23. Në Maradona nuk kishte histori me të besuarit e Spallettit – kompletuar me një shtyllë dhe penalltinë e humbur nga Osimhen – që siguruan avantazhin e tre golave që në pjesën e parë. Zielinski zhbllokoi ndeshjen me penallti në të 5′, më pas Anguissa dhe Simeone nënshkruan për sigurinë. Në fillim të pjesës së dytë, Zielinski firmosi pokerin pak minuta para golit të Luis Diaz për Reds e Klopp, të mbytur në nxehtësinë e Vezuvit.

GRUPI B
Ndodhi gjithçka në fundin e Atletico Madrid-Porto, ndeshje që përfundoi 2-1 me plot të papritura në shtesë. Pjesa e parë e dobët në emocione, me Porton që pati shansin më të mirë: Oblak u tregua i aftë të neutralizonte goditjen e Evanilson në shtyllën e afërt. Simeone futi në fushë Molinën dhe De Paul, i cili ishte menjëherë protagonist: argjentinasi shërbeu asistin për Koke, por avantazhi anulohet për shkak të një pozicioni jashtë loje të ish-lojtarit të Udineses. Në gjysmën e dytë të pjesës së dytë Porto trembi Atleticon: dy raste në pak minuta për Eustaquio, ndërsa në të 66′ Oblak shpëtoi rezultatin në goditjen e Joao Marios. Në fund, megjithatë, ndodhi gjithçka: pas të kuqes për Taremin, me të verdhën e dytë për simulim, Atletico kaloi në avantazh me Hermoson në minutën e 92-të. Ndeshje e mbaruar? Absolutisht jo, sepse Porto barazoi me penallti në minutën e 98-të: Uribe transformoi pas një prekje me dorë të Hermosos. Në minutën e 101, pas një gabimi në mbrojtje, erdhi edhe 2-1 i pamenduar i Griezmann.

Simeone fitoi në minutën e njëmbëdhjetë të kohës shtesë, ndërsa Bruges sundoi mbi Bayer Leverkusen me një 1-0 të thjeshtë. Aspirinat e nisën më mirë, u bënë të rrezikshëm me Schick dhe goditën shtyllën me Diaby, por në të 42′ erdhi avantazhi belg: Skov Olsen gjeti në qendër mbrojtësin Abakar Sylla (2002), i cili e dërgoi topin në rrjetë me kokë. E kotë tentativa e Hradecky, i cili u fut në portë me gjithë topin. Finalja ishte e gjithë për Leverkusen, me barazimin e anuluar të Schick dhe pritjen e madhe nga Mignolet ndaj xhevahirit çek Hlozek në kohën shtesë.

GRUPI C
Interi i Simone Inzaghit nuk arriti të kalojë provën e përplasjes evropiane kundër Bayern Mynih: në San Siro, gjermanët fituan 2-0, duke u konfirmuar si një nga skuadrat më të pajisura për të aspiruar Kupën me Veshë të Mëdhenj. Skuadra e drejtuar nga Nagelsmann e zhbllokoi lojën në minutën e 25-të me një sulm brilant të Sané. Pastaj goli i dytë, edhe pse i atribuuar autogolit fatkeq të D’Ambrosio në minutën e 66-të është një aksion i denjë për Play Station. Kombinimi i dyfishtë i Sane me Coman c’akordoi gjithë prapavijën e Inzaghit, që e luajti me autoblindën e Nagelsmann vetëm në zotërimin e topit 49-51%. Onana u detyrua në 11 pritje në debutimin e tij nga 21 tentativat në total të bavarezëve, që lejuan vetëm dy konkluzione drejt portës në Neuer.

Ndërsa Bayern mposhti Interin, Barcelona fitoi dhe bindi kundër Viktoria Plzen, e fundosur nga Lewandowski dhe shokët e tij me rezultatin final 5-1. Blaugranat në avantazh në minutën e 13: goditje këndi e Dembele dhe Kessie shënoi golin e parë, ndërsa gati dyfushoi pak më vonë. Reagimi i Viktoria Plzen është pothuajse zero dhe dyfishimi i spanjollëve nuk vonoi: Sergi Roberto frymëzoi Lewandowskin, i cili i çoi shifrat në 2-0 dhe preku trisin menjëherë më pas. Çekët e gjetën golin në minutën e 44-të me Sykorën, i cili mposhti ter Stegen në krosimin e Jemelkas, por Barça ishte e pamëshirshme: Lewandowski gjeti dygokëshin në shtesë, më pas fiksoi trigolëshin personal në minutën e 68, me një asist të Ferran Torres. Spanjolli realizoi golin e 5-1. Barça mbresëlënëse: Interi dhe Bayerni do të duhet të kenë frikë nga blaugranat, pas merkatos së madhe të verës.

GRUPI D
Tottenham ka një start të mirë në rikthimin e tyre në Champions League: 2-0 ndaj Olympique Marseille falë një Richarlison fantastik. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar: OM shtyu përpara dhe pati një shans me Guendouzi, por rrezikoi në një kontroll të keq të topit nga Pau Lopez dhe në rastin e dyfishtë të Kane. Ekuilibri u prish në minutën e 47: Mbemba shkaktoi faull ndaj Son duke u ndëshkuar me karton të kuq, e duke e lënë me dhjetë lojtarë Marseille. Tottenham kërkoi golin e fitores dhe e gjeti në minutën e 76: Perisic shërbeu për Richarlison, i cili shënoi me kokë për ti cuar shifrat në 1-0. Aksioni u përsërit pak çaste më vonë: krosimi i Hojbjerg dhe një goditje tjetër nga ish-sulmuesi i Everton përfundoi në rrjetë për 2-0 finale.

Champions League
Group A
Ajax 4-0 Rangers
Napoli 4-1 Liverpool
Group B
Atletico Madrid 1-1 FC Porto
Club Brugge 1-0 Bayer Leverkusen
Group C
Barcelona 5-1 Viktoria Plzen
Inter 0-2 Bayern Munich
Group D
Eintracht Frankfurt 0-3 Sporting CP
Tottenham Hotspur 2-0 Marseille



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *