• |
ide | kryesore

Vrasja në Pogradec/ Fqinji e qëlloi 65-vjeçarin për shkak të gardhit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e një 65-vjeçari që ndodhi pasditen e së mërkurës në fshatin Gështenjas të Pogradecit.

Safet Yskollari u qëllua me thikë nga fqinji i tij Fatmir Manellari, 63 vjeç për shkak të konflikteve për një gardh.

Mediat raportojnë se të dyja familjet kishin pasur debate për një sipërfaqe që me letra nuk i përkiste asnjërës prej palëve.

Autori e kishte mbajti atë siperfaqe pasi përpara viteve 90 punonte aty kur ajo shërbente si kovaçhanë.

Viktima kishte jetuar për më shumë se 20 vjet në SHBA, por prej më pak se një viti ishte kthyer të kalonte pensionin në fshatin e lindjes.

Aty kishin lindur konfliktet me fqinjin derisa përfunduan mbrëmjen e së mërkurës kur Manellari e goditi fqinjin me një thikë.

Megjithëse u dërgua në spital, 65-vjeçari nuk mundi të mbijetojë. Policia ka ngritur grupe të posaçme dhe vijon kërimet në zonë për kapjen e autorit. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. “Toka jonë”!
    Nuk i dimë mirë rrethanat por të jetosh në Amerikë për 20 vjet dhe kthehesh e vritesh për një gardh….?

  2. Shteti i skizofrenit neurotik dhe narkoman i semure.
    Bashke me haremin e baxhellove mavi.
    Skeni pare gje akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *