• |
ide | kryesore

9 gra mbërrijnë me shenja helmimi në spitalin e Fierit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme janë paraqitur me shenja helmimi 9 gra në spitalin e Fierit, 6 prej të cilave kanë marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se ato janë punonjëse në një fabrikë të përpunimit të ullirit. Pacientet janë shoqëruar në mjediset e urgjencës dhe po marrin ndihmën mjekësore. Sipas bluzave të bardha ato nuk paraqesin komplikacione dhe janë duke ju nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme.

Policia po ashtu ka dalë me një njoftim për rastin, ku thuhet se gratë mund të jenë helmuar nga reaksioni që ka shkaktuar parfumi i njërës prej tyre.

Është parë e nevojshme që 4 paciente të mbahen në observim spitalor ndërsa të tjerat janë larguar për në shtëpi.

Njoftimi i policisë:

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në Spitalin Rajonal Fier, kanë shkuar me shenja helmimi dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, 9 shtetase, të cilat punojnë në një fabrikë përpunim ullinjsh, në aksin rrugor “Fier – Vlorë”.

Nga verifikimet paraprake, dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga produkti aromatizues (parfum) i përdorur nga njëra prej këtyre shtetasve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *