• |
ide | kryesore

Armina Mevlani zbulon detaje nga dasma

F1, Paparazzi
Armina-Mevlani-dhe-Shkelzen-Berisha.png



Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të martohen shumë më shpejt nga ç’mund ta kishit menduar. Lajmin e zbuloi vetë Armina në emisionin “Goca dhe Gra” mbrëmjen e djeshme, duke rrëfyer se dasma do të jetë në fund të shtatorit ose fillim të tetorit. Sigurisht, ajo datën e ka vendosur, por nuk ka preferuar ta ndajë në atë moment.

“Unë i kam shpërndarë ftesat, kam filluar. Duhet të martoheshim në 2020-ën, por kishim pandeminë. Është në fund të shtatorit, fillim tetorit, por datën do e zbulojmë pak më vonë”, -u shpreh Armina.

Ajo zbuloi gjithashtu disa detaje për fustanet e nusërisë, duke thënë se do të jenë dy. I pari do të jetë një fustan i krijuar nga stilistja e saj e preferuar Vivienne Westwood. Armina sqaroi se kur u vesh nga Westwood në festivalin e Filmit në Kanë, ajo ra në dashuri me atë veshje dhe ishte ai momenti kur vendosi që do të ishte pikërisht ajo stilistja e fustanit të saj në ditën e madhe.

Ndërsa fustani i dytë, zbuloi Armina, do të jetë krijim i një stilisti shqiptar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *