• |
ide | kryesore

Camilla – rivalja e Dianës, tashmë bashkëshorte e Mbretit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ajo u takua me Charles në vitin 1970, por u kundërshtua nga familja mbretërore për shkak se ata e konsideronin atë si “një vajzë me të kaluar” gjë që e bëri të mbetej në hije për gati 3 dekada.

Gjithmonë ka pasur mendime të ndryshme te publiku për Camilla Parker Bowles, sot 75 vjeç, gruaja e dytë e Princit Charles që sot u kurorëzua Mbret.

Kjo grua ka luftuar në prapaskenë prej vitesh për të thyer barrierat e mosbesimit te mediat dhe ajo pjesë e opinionit publik që ka mbetur e lidhur me kujtimin e Lady Dianës.

Kjo e fundit e urrente për shkak të afërsisë së saj me Princin e Uellsit dhe se ajo ishte një nga arsyet e rrënimit të familjes së saj. Vetëm në fund ajo arriti të bindë sovranen Elizabeth.

Vetëm pak kohë më parë ajo e promovoi në rolin e bashkëshortes së mbretit kur djali i saj Charles do të ngjitej në fron.

Charles dhe Camilla u takuan në 1970 në një ndeshje polo. Ajo, një vit më e madhe se Charles, e habiti duke i kujtuar se stërgjyshja e saj, Alice Keppel kishte qenë e dashura e stërgjyshit të tij, mbretit Eduard VII.

Princi atëherë ishte 22 vjeç. Ai u shoqërua me të për 6 muaj, por më pas u largua për një stazh në marinë pa guximin të bënte hapin vendimtar dhe t’i kërkonte dorën.

What Was the Royal Tampongate Scandal and Why Isn't 'The Crown' Covering It?

Camilla më pas mori frenat e jetës së saj dhe u martua me një oficer të pashëm, Andrew Parker Bowles, me të cilin pati 2 fëmijë, Tom dhe Laura Parker Bowles. Dasma e saj ishte një goditje në zemër për Charles.

Siç tregojnë kronikat e gazetarëve që mbulonin Familjen Mbretërore, vetëm atëherë Charles e kuptoi vërtet se sa shumë e donte atë.

Në Pallatin Buckingham Camilla konsiderohej një “vajzë me të kaluar”, pra jo më e virgjër. Megjithatë të dy nisën një marrëdhënie klandestine, duke e bërë Camilla-n të dashurën e princit.

Inside Princess Diana And Camilla's Explosive Showdown Over Prince Charles

Ai e ka konsideruar gjithmonë atë gruan e jetës së tij, “të vetmen të aftë për ta kuptuar atë vërtet”.

Vetëm me vdekjen e “princeshës së popullit” perspektiva rreth Camilla ndryshoi. Edhe ajo vetë u divorcua dhe bëri përpjekje të panumërta që të afrohej me familjen.

Duhet vlerësuar që në gjithë këto vite nuk bëri asnjë gafë në publik dhe respektoi gjithmonë me përpikëri protokollet e vendosura nga Elisabeta. Madje bëri shumë përpjekje për tu afruar edhe me djemtë e Dianës, William dhe Harry. ©LAPSI.al

Inside Princess Diana & Camilla's Showdown Over Prince Charles Camilla Parker-Bowles: Will Charles' Wife Become Queen? - Fogg News Who Is Andrew Parker Bowles? - Duchess Camilla's Ex Husband Facts Prince Charles & Camilla Parker Bowles Relationship Timeline | Vanity Fair

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *