• |
ide | kryesore

Eva Mendes zbulon arsyen e largimit nga aktrimi

-Instant, Paparazzi, Slider



Eva Mendes ka treguar së fundmi arsyen pse hoqi dorë nga aktrimi.

“U lodha duke luftuar për rolet e mira”, tha ajo në një intervistë të fundit me revistën Variety.

Aktorja e Ghost Rider shpjegoi më tej, “Kishte një moment ku mendova, ‘Unë do të krijoj mundësitë e mia dhe do të bëhem producente dhe do të krijoj materialin tim’, por thjesht nuk ia vlente”

Duke folur për aktorët latin të cilët vitet e fundit po zhvillojnë një karrierë në Hollywood, Eva tha se“10 vjet më parë nuk po më ofroheshin gjëra që nuk ishin veçanërisht latine. “Është emocionuese që gjërat janë ndryshe tani, kështu që kush e di se çfarë do të bëj në të ardhmen.”

“Por, nuk më mungon vërtet aktrimi dhe tani po qëndroj në shtëpi me fëmijët e mi”.

Eva dhe partneri i saj Ryan Gosling janë prindër të dy vajzave.

Përveç kësaj, Mendes po bashkëpunon me Skura Style si ambasadore e markës dhe po merret me reklamimin e një produkti shtëpiak./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *