• |
ide | kryesore

Forca të shumta të rendit hyjnë në ambasadën e Iranit

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas lirimit të godinës nga stafi diplomatik, forcat RENEA dhe njësia e Anti-terrorit kanë hyrë në ambasadën e Iranit për të ushtruar kontrolle. Mësohet se gjatë paradites së sotme ka pasur shumë lëvizje në këtë godinë, ku persona dhe automjete kanë hyrë dhe kanë dalë.
Kryeministri Edi Rama kërkoi një ditë më parë që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria. Rama deklaroi se ky vendim i Këshillit të Ministrave, vjen pas u zbulua se pas sulmit kibernetik të 15 korrikut, qëndron Republika Islamike e Iranit dhe u vendos ndërprerja e marrëdhënieve dipolmatike me këtë vend. Ndërkohë që afati 24 orësh përfundon sot në mesditë.

Pas vendimit për prishjen e marrëdhënieve, Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, hodhi poshtë pretendimet e qeverisë së Shqipërisë duke i cilësuar si të pabaza, dhe e cilësoi vendimin për të ndërprerë marrëdhëniet politike me vendin tonë, një veprim të pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare.



5 Comments

  1. Para pak ditësh, në zyrat presidenciale të Metës, u zbulua se dikush nga zyrtarët presidencialë i jepte informacion të kualifikuar një spiuni rus. Këtë e bënte me koshiencë, dhe në bazë të shpërblimit.

    Edhe në ‘presidencën’ e Berishës ka ndodhur e njëjta gjë. Berisha si kryetar qeverie kishte lejuar, madje urdhëruar, që një funksionar i shërbimeve sekrete serbe, Damir Fazlic, të merrte pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes.Forcat renea hyjne brenda se mbaroje afati dhe sepse personeli i ambas nuk donte te derzonte celsat,por si gjithmone lapsi pro linjes ruso-iraniane ketej vijne dhe parate me mediat

  2. Nuk e kuptoj, RENEA cfare do aty ne kete situate idiote?! Apo mos ndoshta ka te dhena qe aty fshihet ndonje patronazhist nga stani mavi?

    Po SPAK do marre pjese ne show?! Po Rita Ora? Dua Lipa me thane se do kaloj nga pasditja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *